Home QASJE QE BEN LAJM Reshje dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Reshje dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e dëborës.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -5ºC në 04ºC, në zonat e ulëta nga 01ºC në 11ºC dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 11ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 05ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 08ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni motin në qytetet kryesore të vendin dhe jo vetëm:FOTO GALERI1/6

Top Channel

Share: