Home KRYESORE Rinis me të njëjtin gjyqtar seanca ndaj Çilit dhe të arrestuarve të...

Rinis me të njëjtin gjyqtar seanca ndaj Çilit dhe të arrestuarve të tjerë

Ka rinisur sërish seanca në Gjykatën e Përmetit ndaj botuesit Henri Çili dhe 29 të arrestuarve të operacioni “Mezhgorani”. Gjyqtar i çështjes qëndroi Dritan Hasani, pasi është vlerësuar që nuk ka konflikt interesi.

Shkak i shtyrjes së seancës u bë konflikti i interesit mes gjykatësit dhe një prej të arrestuarve me të cilin ka njohje personale. Mësohet se Hasani ka pasur shok klase Betim Shkupin.

Kujtojmë që një ditë më parë Çili ka mohuar të jetë i përfshirë në ndikimin e gjyqtarëve apo të ketë fshehur të ardhurat, akuza këta të ngritura nga prokuroria e Përmetit.

Para oficerëve të policisë gjyqësore, Çili është shprehur se akuzat janë të manipuluara dhe se provat do ti paraqesë në momentin e duhur. Prokuroria thotë se kunati i botuesit, Gazmir Ajdini, ka patur rol kyç në bisedimet mes babait të dy të dy vëllezërve nga Lazarati, Arbion dhe Alban Aliko, shtetasi Adil Aliko./ Opinion .al

Share: