Home Gjeo-Ekonomia SHBA kapërcen Kinën, vendi me më shumë të infektuar në botë nga...

SHBA kapërcen Kinën, vendi me më shumë të infektuar në botë nga COVID-19

SHBA ka kaluar Kinën si vendi me shumicën e rasteve të koronavirusit në botë.

Sipas shifrave të fundit të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, SH.B.A ka 82,404 raste të konfirmuara duke kapërcyer Kinën (81.782 raste) dhe Italinë (80.589).

Ky lajm vjen ndërsa Presidenti Donald Trump parashikoi që kombi të kthehej në punë “goxha shpejt”, pasi 3.3 milionë persona u deklaruan të papunë.

Më shumë se 1.100 njerëz me Covid-19 kanë vdekur në SHBA. /Opinion.al

Share: