Home Gjeo-Ekonomia Studiueset shpjegojnë përse virusi nuk mund të jetë krijuar në laborator

Studiueset shpjegojnë përse virusi nuk mund të jetë krijuar në laborator

Argita Zalli, studiuese në Imperial College London deklaroi në emisionin Opinion se virusi që shkakton sëmundjen COVID-19 nuk mund të jetë krijuar në laborator.

“Duke parë kodin gjenetik të virusit ai përmban rreth 114 mutacione. Sekuencat e tij të AND janë aq të ndryshme sa që nuk i shkon mendja asnjë profesori të virologjisë”.

Pohimi i saj u mbështet edhe nga pedagogia në Oksford, Detina Zalli e cila tha se nëse virusi do të ishte krijuar në laborator atëherë mutacionet e tij do të njiheshin nga kompjuteri.

‘’Nëqoftëse virusi do të bëhej në laborator atëherë simulimet kompjutëerike, mutacionet e sarcov 2 duhet të funksiononte shumë mirë por kompjuteri nuk i dallon se këto mutacione mund të infektojnë njeriun. Nëse virusi do të ishte krijuar nga shkectarët ata do të kishin marrë sugjerimet e kompjuterit i cili do i thoshte merr këtë sekuencë për të bërë virusin. Kompjuteri nuk e dallon nëse virusi mund të infektojë njelizat e njeriut’’, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se ky virus është transmetuar nga lakuriqët e natës në tregjet e kafshëve në Kinë tek një kafshë e quajtur pandolinë dhe më pas tek njerzëzit.

‘Në Wuhan ka tregje ku shiten kafshë edhe të ngordhura, të vëna në kafaze njëri sipër tjetrit. Kafshët në fund të kafazeve marrin të gjitha infektimet të gjithë jashtëqitjen të gjithë gjakun. Thuhet se është pothuajse e sigurt se virusi ka kaluar nga lakuriqi i natës në një kafshë të quajtur pandolinë dhe pas saj te njeriu ku dhe ka evoluar”. /Opinion.al

Share: