Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Tani, mendojeni prape. A vlen me pak, jeta e te moshuarve?

Tani, mendojeni prape. A vlen me pak, jeta e te moshuarve?

Senicidi moral ose tradhetia ndaj te moshuarve

Nga Klodian Tomori

Diku ne shekullin e kater para Krishtit, Athina sulmoi nje ishull te vogel ne Detit Egje te quajtur Keos. Te gjendur nen rrethim, banoret e ishullit vendosen te vrisnin te gjithe te moshuarit mbi 60 vjec per te ruajtur rezervat ushqimore. Ky eshte nje nga disa rastet e dokumentura te senicidit ne historine e njerezimit.

Pergjate luftrave dhe krizave te urise, jetes i eshte vene gjithmone cmim. Ata qe sot relativizojne koronavirusin dhe kundershtojne masat e distancimit social bejne te njejten gje. Fundja, ky eshte nje virus qe vret vetem te moshuarit. Ndaj pse mos ta leme qe te beje punen e vet.

Por ky eshte nje perversitet i madh. Ata qe e propagandojne jane senicidistet moderne ose dishepujt e Darvinizmit biologjik te ngritur mbi tradhetine e brezave. Nese jeta e te moshuarve vlen me pak, njerezimi nuk ka nevoje te prese per nje epidemi.

Shoqerite njerezore munden fare mire ta bejne te drejten e jetes te jashteligjshme pas moshes 60 vjec. Keshtu do te lehtesonim skemat e pensioneve, faturen e kujdesit shendetesor, dhe sigurisht do te rrisnim produktivitetin e ekonomive ne mbare boten.

Njerezimi do te kishte me shume mireqenie. Shoqerite kudo, standard me te larte jetese. Por e gjitha kjo do kishte cmimin e tradhetise ndaj prinderve dhe gjysherve tane. Tani, mendojeni prape. A vlen me pak, jeta e te moshuarve?

Share: