Home KRYESORE Top Story/ Bodyguardët që rrethojnë vilën vanitoze të Berishës, nuk lejojnë filmimet

Top Story/ Bodyguardët që rrethojnë vilën vanitoze të Berishës, nuk lejojnë filmimet

Grupi i xhirimit të Top Story, ka bërë një vëzhgim pranë vilave të politikanëve, ku të filmosh është problem më vete. Siç shihet në pamje, vilat janë të rrethuara dhe ruhen me punonjës sigurie. Gjithçka monitorohet edhe nga kamerat.

Sapo afrohemi pranë vilave të ish-kryeministrit Sali Berisha, shohim se një person i vendosur rojë, nis telefonatat i shqetësuar. Ai dëgjohet të thotë se dikush po filmon pranë vilës së shefit…

Pas pak çastesh, aty mbërrijnë dy persona të tjerë të cilët na afrohen dhe na kërkojnë të fikim kamerat dhe të largohemi nga aty. Edhe pse, ishim totalisht jashtë rrethimit, duket se dikush u shqetësua për prezencën e grupit të xhirimit. Njëri prej zotërinjve, na shoqëron gjatë gjithë rrugës për te makina, për të na penguar që të xhirojmë.

Sapo i afrohemi makinës për tu larguar, zotëria i dytë na filmon me një celular. Presioni është prezent për këdo që tenton të depërtojë në oazin e politikanëve dhe të fortëve.

Njerëzit kanë shfaqur besim tek organet e drejtësisë, e sidomos tek Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion, ose siç njihet ndryshe SPAK. Mbase oazi i politikanëve dhe kriminelëve është Gjiri i Lalzit dhe kjo mund të jetë një pikënisje për hetimet ndaj korrupsionit në nivele të larta.

Në këtë dokumentar, Top Story ka kontaktuar me dhjetra gazetarë, analistë, familjarë të tokave, zyrtarë, ish zyrtarë, politikanë dhe ish politikanë….por të gjithë kanë refuzuar. Të gjithë kanë frikë të flasin për Gjirin e Lalzit.

Top Channel

Share: