Home KRYESORE VIDEO/ ISHP mësyn tek bizneset e dy të infektuarëve me koronavirus

VIDEO/ ISHP mësyn tek bizneset e dy të infektuarëve me koronavirus

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë dezinfektuar ambientet e bizneseve të dy personave që rezultuan pozitiv me koronavirus.

Mësohet se të prekurit, babë e bir me origjinë nga Puka janë banorë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

Sipas raportimeve të AbcNews, të infektuarit me Covid-19 janë pronarë të një bar kafeje dhe një lavazhi.

Nga ana tjetër, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, deklaroi se janë gjurmuar 8 kontaktet e ngushta të dy të prekurve, ndërkohë që sot janë vetëkarantinuar në mënyrë të kontrolluar 24 persona, që kanë pasur kontakt me dy të infektuarit./Opinion.al

Share: