Home KRYESORE Vidhen 50 mijë euro në një pikë këmbimi monetar në Fier, autori...

Vidhen 50 mijë euro në një pikë këmbimi monetar në Fier, autori tha se ishte nga Azerbajxhani dhe do “thyente” dollarë (FOTO)

FIER- Një pikë e këmbimi valutor ka rënë pre e mashtrimit me një shumë të konsiderueshme parash.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt , ku një person është prezantuar në këtë pikë këmbimi valutor si një shtetas nga Azerbajxhani dhe kishte kërkuar për të këmbyer para të huaja me një shumë prej 50 mijë eurosh.

Në besim e sipër, pika e këmbimit valutor është ka kryer këmbim ndërsa personi në fjalë ka vendosur paratë në një valixhe dhe në një moment shpërqëndrimi të kampistit ai marrë eurot nga valixhja. Më pas është larguar duke thënë se do të shkonte në bankë për të sjellë dollarët që do të blinte eurot por më pas ai nuk është kthyer më. Kambisti e ka kuptuar mashtrimin pas 15 minutash kur ka parë valixhen e boshatisur.

Ai ka njoftuar menjëherë policinë por ka qenë tepër vonë pasi edhe pse kanë kaluar disa javë, hajduti nuk është gjetur ende. Ndërkohë Top Channel ka siguruar edhe foton e personit që dyshohet të ketë kryer këtë vjedhje.

Top Channel

Share: