Home KRYESORE Viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri

Viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri

Koronavirusi ka regjistruar viktimën e parë në Shqipëri. Bëhet fjalë për pacienten e moshuar e cila ishte shtruar në infektivin e Durrësit.

Ditën e sotme gjendje e saj ishte rënduar për këtë arsye mjekët e shtruan në reanimacion.

Megjithatë është kërkuar transportimi i saj drejt infektivit në Tiranë ku mund ti jepej ndihmë më e specializuar.

Mësohet se 73-vjeçarja u transportua në automjetin e ambulancës për tu nisur drejt Tiranës por diçka e papritur ka ndodhur. Raportohet se në mënyrë krejt të papritur, pasi mjekët e izoluar me veshje mbrojtëse, e futën në autoambulancë për ta çuar në Tiranë 73-vjeçaren e prekur nga koronavirusi, e kanë nxjerrë menjëherë nga ambulanca dhe e kanë rikthyer sërish brenda ambienteve të spitalit të Durrësit.

Ajo nuk mund ta përballonte dot transportin për shakak se dhe të sëmundjeve të tjera shoqëruese dhe disa minuta më vonë ka ndërruar jetë. /Opinion.al

Share: