Home KRYESORE Franca ndryshon formatin e testit të maturës për herë të parë nga...

Franca ndryshon formatin e testit të maturës për herë të parë nga 1808

Franca do të ndryshojë formatin e provimeve të maturës së shkollës së mesme për shkak të krizës së koronavirusit, njoftoi Ministri i Arsimit i vendit Jean-Michel Blanquer këtë të premte.

Blanquer tha se provimi tradicional do të zëvendësohej me mjete të tjera, siç janë kontrollet e rregullta të progresit në fusha të tilla si detyrat e kursit dhe të shtëpisë dhe se Franca do të zhvillonte orët mësimore në qershor për të zëvendësuar kohën e humbur.

Shkollat ​​dhe universitetet franceze janë mbyllur që nga fillimi i marsit si pjesë e një bllokimi mbarëkombëtar për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Blanquer shtoi se një kthim i nxënësve në shkolla në fillim të majit ishte vetëm një “hipotezë” tani për tani.

Provimet e maturës së Francë quhen ‘Baccalaureate’ ose ndryshe ‘Bac’. Ai është një test i njohur dhe që bën lajm kombëtar çdo vit.

Kjo është hera e parë që testimi nuk do zhvillohet që kur ai u prezantuar Napoleoni në 1808. ‘Bac’ përfshin tre kategori të ndryshme: profesionale, teknologji, i cili ka në qendër shkencat kompjuterike; dhe baccalaureat i përgjithshëm.

Një shumicë e studentëve marrin arsimimin e përgjithshëm, për të cilin ata duhet të zgjedhin midis tre disiplinave: Letërsia, Shkencat Ekonomike dhe Sociale, ose Shkenca dhe Matematika.

Qendra e provimit çdo vit është lënda e parë dhe mbase më e vështira: filozofia. Pyetjet mund të shkojnë nga “A është e mundur t’i shpëtosh kohës?” ose “A sakrifikon njeriu lirinë duke njohur detyrat e dikujt tjetër?” dhe janë diskutuar gjerësisht në të gjithë vendin. /Opinion.al

Share: