Home Approccio Italo Albanese Italiani i drejtohet popullit të tij: ““Boll kënduat në ballkone, po mësoni...

Italiani i drejtohet popullit të tij: ““Boll kënduat në ballkone, po mësoni nga miqtë tanë shqiptarë”!

Një qytetar italian është habitur nga gjesti i disa shqiptarëve që jetojnë në Trieste, dhe ka vendosur të dokumentojë ndihmat e tyre për njerëzit në nevojë.

Në një video të publikuar së fundi në Facebook, që është realizuar më 30 mars, shtetasi italian shprehet i mahnitur nga ky angazhim solidar dhe i bën thirrje popullit të tij të mos këndojë nëpër ballkone për t’i futet punës, pasi njerëzit kanë nevojë të hanë.

Ai tregon pakot me ushqime dhe ilaçe që kanë bërë gati shqiptarët për t’i shpërndarë.

“Ky është një mesazh për kryebashkiakun, merr shembull nga miqtë tanë shqiptarë, shiko këtu, këta njerëz shkojnë në shtëpitë e atyre që nuk kanë para. Shihi miqtë shqiptarë, shihi, kanë gjithçka që munden për njerëzit. Duhet t’i lini fjalët, lëvizni këmbët, pasi njerëzit kanë nevojë që të hanë.

Të mësojmë nga miqtë tanë shqiptarë, mësoni, lërini fjalët. Mos dilni të këndoni në dritare, njerëzit kanë uri. Zgjohu, Konte, shihni ndihmën e shqiptarëve, na duhet punë konkrete, njerëzit kanë uri, shihni kanë siguruar dhe ilaçe për njerëzit. Lëvizni”, shprehet qytetari në video, që nuk rresht së falenderuari shqiptarët./Iconstyle.al

Share: