Home KRYESORE “Kokat” e epidemiologjisë shqiptare përplasen për koronavirusin, dilemat shkencore të profesorëve

“Kokat” e epidemiologjisë shqiptare përplasen për koronavirusin, dilemat shkencore të profesorëve

Në intervistën e dhënë për ABC News me gazetarin Endri Xhafo, Profesor Aleksandër Sallabanda paraqiti një grafik ku sqaroi se duhet të krijuar se s’bën brezi i sigurisë së imunitetit ose “Imuniteti i Tufës” për të mundur pandeminë e Koronavirusit.

Ndryshe nga Profesori i Epidemiologjisë Eduard Kakarriqi, Profesor Sallabanda tha se nuk ka evidenca, dhe në sistemin “Alert” që ka shëndetësia, nuk ka tregues që faktojnë se koronavirusi, ka qarkulluar në janar, ashtu siç Profesor Kakarriqi deklaroi.

“Në periudhën që ne flasim, sistemi Alert nuk na ka krijuar shqetësime më shumë se zakonisht. Mund të ketë qarkulluar virusi, por që një virus që nuk jep sëmundje apo infeksion, nuk është e lehtë që të supozohet se ka qenë, nuk e faktojmë dot”, u shpreh Profesor Sallabanda.

Ndërkohë që në lidhje me testin e imunoglobulinës i cili është përfolur ditët e fundit se do të testohet në masë të gjerë tek popullata për të parë nëse covid ka qarkulluar më herët, Profesor Sallbanda u shpreh se ky lloj testi nuk është një test diagnostikues.

“Ajo që mund t’ju them është se nuk më rezulton se është test diagnoztik për gjendjen imunitare të popullatës. Të paktën në të dhënat shkencore nuk rezulton se ky test përdoret për të diagnostikuar një situatë të tillë, megjithatë po e marr të mirëqenë, dhe duke thelluar mendimin tim shumë shpejt mund t’ju jap një përgjigje”, u shpreh profesori ndërsa deklaroi qartë se nuk ishte dakord për masat shtrënguese të popullsisë nga qeveria, në lidhje me këtë pandemi.

Pjesë nga biseda:

Aleksandër Sallabanda: Ndjehem shumë mirë kur e hapni bisedën me nominimin e disa prej kolegëve të mi të nderuar, të cilët ndjen detyrën edhe ata, pavarësisht nëse janë në aktivitet ose jo, morën pjesë për të sqaruar opinionin publik.

Endri Xhafo: Si ekspert a e pranoni mundësinë hipotetike të qarkullimit të virusit në një periudhë më të hershme se sa muaji mars, në vendin tonë?

Aleksandër Sallabanda: Edhe mundet, nuk dua të bëj polemikë politike sepse nuk më shkon. Sot po vij në emër të profesionit tim. Gjatë periudhës që ju pflisni e tutje, brenda vendit kanë ndodhur disa evenimente të arsyeshme, që politika i ka justifikuar që ka mbledhur me qindra e me mijëra njerëz, në një kohë që në vendet rreth e qark nesh kishte shpërthyer epidemia.

Janë veprime pozitive apo negative? Kur i kam parë kam menduar se duheshin bërë ose më përpara ose të mos i bënin fare. Grumbullimi krijon shpërndarjen nga të gjitha anët. Megjithatë nuk dua të them se virusi ka qarkulluar më herët se muaji mars. Nëse do i futemi këtij diskutimi, duhet ta konkretizojmë.  

Endri Xhafo: Në mars ka ndodhur 2 ngjarje, grumbullime masive të politikës; në 2 mars kemi patur mitingun e Besëlidhjes së Presidentit të Republikës, dhe dy ditë më herët kemi patur Kongresin e Partisë Socialiste.

Aleksandër Sallabanda: Faleminderit që ja kujtuat opinionit publik, ju mund ta kuptoni shumë mirë se përpara një pragu epidemie, ai që ka intuitë e kupton se kur rreth e qark ka evenimente shumë të rënda, grumbullimi është për tu diskutuar, por ata që i kanë organizuar janë në një nivel më lart se sa unë dhe duhet ti kenë marrë parasysh këto dhe ndaj kanë arritur në përfundimin që është bërë.

Nëse do kishte ekzistuar virusi më përpara, ne kemi një sistem “Alert” i cili tregon, sa kemi dhe ku i kemi rastet, dhe na jep pasqyrën e situatës. Në periudhën që ne flasim, sistemi “Alert” nuk na ka krijuar shqetësime më shumë se zakonisht. Mund të ketë qarkulluar virusi, por që një virus që nuk jep sëmundje apo infeksion, nuk është e lehtë që të supozohet se ka qenë, nuk e faktojmë dot.

Endri Xhafo: Nëse do kishte ekzistuar, të gjithë ne mësuam se ky lloj virusi do të jepte në rastet e mosmarrjes së masave, rritjen eksponenciale, ose një rritje të shpejtë në një kohë më të shkurtër?

Lexo edhe: Befason Epidemiologu: Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në Shqipëri

Aleksandër SallabandaMund të mos ishte eksponenciale, por do të kishte një rritje që do të tërhiqte vëmendjen e atyre që merren me këtë punë.

Endri Xhafo: A mundet që me anë të testit të imunoglobulinës të vërtetohet se çfarë kemi kaluar në të shkuarën?

Aleksandër Sallabanda: Testi nuk është test që jep mundësi diagnostifikuese. Të paktën në të dhënat shkencore nuk rezulton se ky test përdoret për të diagnostikuar një situatë të tillë, megjithatë po e marr të mirëqenë, dhe duke thelluar mendimin tim shumë shpejt mund t’ju jap një përgjigje.

Endri Xhafo: Sipas informacionit që kam, janë marrë kitet për të bërë këto teste, por në këshillat e të huajve që asistojnë Shqipërinë, duhet pritur pak kohë sepse mund të dalin negative, por do të bëhen në masë të gjerë sidomos pranë personelit mjekësor për të parë nëse ka patur qarkullim të virusit në vendin tonë.

Aleksandër Sallabanda: Më duhet ta anashkaloj këtë pyetje sepse duhet të studioj pak më tepër, ata që merren drejtpërsëdrejti me këtë punë, nëse janë prononcuar do të thotë se kanë të dhëna. Ajo që mund t’ju them është se nuk më rezulton se është test diagnoztik për gjendjen imunitare të popullatës.

Endri Xhafo: Shqipëria nuk e ka për herë të parë kalimin e epidemisë, si ju duket si po trajtohet apo menaxhohet epidemia?

Aleksandër Sallabanda: Kam kaluar 2 të tilla, njëra prej tyre shumë e ngjashme me këtë të tanishmen por e pakrahasueshme sepse e sotmja është pandemi. Nga natyra diskutojmë për një shpërthim epidemik nga një virus jo respirator, virus intestinal, që dëmton sistemin nervor por që për ta luftuar atë teknika është e njëllojtë. Karantimi është shumë i rëndësishëm për ta frenuar përhapjen ndërkohë që në vetvete përhapja është edhe negative edhe pozitive.

Endri Xhafo: Përpara disa ditësh kemi patur një diskutim për një rast me koronavirus në Shkodër, personi kishte ndërruar jetë, duhet të ishte viktima e 24 por nuk u konsiderua i tillë, edhe sot kemi një rast tjetër po në Shkodër, i cili ka ndërruar jetë në spital pasi ishte shtruar për hemorragji cerebrale por i konfirmuar si pozitiv. Ministria nuk e ka konsideruar viktimë të koronavirusit njëlloj si në rastin e parë pasi e konsideron një vdekje jo për shkak të Covidit. Nga pikëpamja shkencore, klinike, a ka një përkufizim se kur përcaktohet që personi ka gjetur vdekjen për shkak të epidemisë?

Aleksandër Sallabanda: Ne të dy nuk jemi infektuar, nëse ne infektohemi, një agjenti i huaj na është futur në trupin tonë, trupi në këtë moment prodhon disa anti-trupa dhe reagon. Prania e anti-trupit apo agjentit vërtetojnë se një gjë e huaj ka hyrë në organizëm dhe organizmi pavarësisht se sa e ka vuajtjen është vuajtje. Nëse agjenti që na ka krijuar këtë dëmtim, është kaq i egër saç është ky virus mund të priten pasoja të tjera të lidhura me dëmtimin e parë të cilat ne i mbartim. Duhet ta shohim pak me gjerë situatën.

Endri Xhafo: Si përcaktohet nëse një person ka ndërruar jetë nga epidemia apo nga sëmundja ?

Aleksandër SallabandaNë momentin që disa persona e kanë virusin do të thotë se janë sulmuar nga një agjent i ri. Duhet parë cili është shkaku i vdekjes, por nxitësi, një ndër ata që mund të ketë dëmtuar organizmin është padyshim virusi. Nëse gjatë periudhës që një person ka qenë i infektuar ka bërë një hemoragji celebrale, duhet të shohim nëse hemorragjia ka ndodhur nën shtratin e virusit, nëse nuk e krijuar virusi por arsye të tjera, por ama duhet ti japim atë që i takon.

Sido që të jetë infeksioni ka ndihmuar situatën e rëndë. Ndasia kërkon të gjejë ose me faj, ose duhet të hapë një debat që të dy janë faktorët që kanë çuar në atë proces. Një nga kërkesat që ne kemi është se personat mbi 60 vjeç duhet të mbrohen patjetër. 80 deri ne 85 % e njerëzve infektohen, 10 % sëmuren, 2 % sëmuren rëndë. Ne duhet të forcojmë akoma sistemin shëndetësor.

Ne kemi  lënë infektivin për të nxjerrë njerëzit  nga situata, një pjesë e tyre kanë nevojë për reanimacion. Reanimacioni është specialitet më vete, në infektiv mund të ketë disa reanimator ndërsa të sëmurët që janë rëndë kanë nevojë vetëm për reanimator.

Sa më shumë reanimator të kemi aq më i pasur në aspektin shëndetësor është vendi. Këtë e di sepse bashkëjetoj me një reanimator dhe e kam parë në 30 vjet shqetësimin se çdo të thotë të trajtosh një të sëmurë në reanimacion. Duhet të kesh aftësi të mëdha, guxim të fortë dhe duhet të jesh shumë i përgatitur në aspektin shkencor.

Endri Xhafo: Ju jeni për një lehtësim të masave, ndërkohë që qeveria po e bën paksa. Kemi zgjerim të fashës orare dhe kohës individuale të gjithkujt për të dalë. A janë këto masa që shkojnë në raport me situatën, ju thatë se jemi për lehtësim për arsye epidemiologjike.

Aleksandër Sallabanda: Të dalim nga kjo situatë nuk është të marrësh vetëm masa drastike. Ato janë shumë të rëndësishme se shpëtojnë jetë njerëzish ndërkohë nga kjo situatë ka dy rrugë për të dalë. Faza e parë është pikërisht marrja e masave.

Kam shumë dëshirë që kur të vij momenti të bëjnë një kontroll të vogël të protokollit amerikan me protokollin shqiptar të masave epidemike. Besoj që të gjithë nuk kemi diskutim që frymëzimi për çdo zhvillim të Shqipërisë, qoftë ai shkencor qoftë ai politik, ne e shohim Amerikën si shpëtimtarin e vendit tonë.

Endri Xhafo: Kam përshtypjen se në sistemin shëndetësor po çalojnë, apo nuk e keni këtë përshtypje?

Aleksandër Sallabanda: Në zhvillim e sipër mund të ketë hallka që mund të diskutohen. Po të vini re do të shikoni që dalja e situatës nga epidemia kërkon shumë veprime. Një nga veprimet është të mbrojmë jetë njerëzish, të vëmë regjime të rrepta që të mos infektohemi. Jo në të gjithë botën është vënë në të njëjtën mënyrë, ne e kemi vënë me forcën e ligjit, disa të tjerë nuk e kanë bërë këtë.

Disa e kanë lënë në informimin e detyrueshëm dhe edukimin e qytetarit por në fund është vendimi i qytetarit. Nuk ka veprim pa pasoja. Nëse do e marrim vullnetin e qytetarit dhe nuk do e lëmë të veprojë ai por do veprojmë me vullnetin e fuqisë, kemi nxjerrë pak a shumë jashtë loje qytetarin. Unë e di pse bëhet, dikush ka menduar se populli jonë nuk i zbaton të gjitha ligjet.

E gjitha ka të bëj me kulturën e individit. Nëse unë kam përpara që mjafton të formohet dhe edukohet, s’ka nevojë më të detyrohet se vepron vetë në funksion të interesit. Shteti ka shumë të drejtë që të mos lejojë të dalin personat mbi 60 vjeç. Por ama duhet të marrë në konsideratë gjithashtu që 85 % infektohen pa shenja klinike, 10 % me forma të lehta, 2 % me forma të rënda.

Nëse kam 85 % që nuk duan tja dinë fare për infeksionin dhe akumulojnë imunitet,më pëlqen kjo është pasuri shumë e madhe, por këtë imunitet duhet ta vendosë në përdorim të të gjithë popullatës. Skema që kam përgatitur thotë që duhet të krijojmë se s’bën brezin e sigurisë së imunitetit, Imuniteti i tufës. Si do ta bëjmë brezin e sigurisë së imunitetit nëse nuk infektohemi?

Këtë e di nga eksperienca të mëparshme, edhe këshilltari i Trump tha se nuk mund të shkojmë drejt rrugës së imunitetit natyror se bëjmë shumë viktima, atëherë do ti besojmë shkencës. Shkenca thotë që duhet vaksinimi mirëpo vaksinë nuk kemi. Vaksina që të vijë do kohë të gjatë dhe duhet menduar sa vështirësi ka për të aplikuar vaksinën.

Në skemën që kam bërë kam vënë  në kllapa (NED) National Imunisation Days. Për të bërë fushatën e vaksinimit duhet të shpallim ditët e vaksinimit. Çdo 1 fushatë mund të shkojë në 6-7 fushata, bëhet me 3 ditë. Çdo fushatë nga tjetra bëhet në 2 muaj. E dini ju kur i bie vaksinimi i popullatës? Kur është fushata zgjedhore, dhe mua më zë frika. E kam ndjerë njëherë këtë mbi kurriz.

Më ka dhënë detyrimin OBSH që do bëhet vaksinimi kundër polios por atë vit nuk duhet të ketë fushatë zgjedhore. Mua më intereson që të bëhet vaksinimi i popullatës. Po arrita të bëj vaksinimin, për një kohë të gjatë që ajo kërkon, gati 8 muaj. Për 8 muaj në vitin tjetër interferenca në procesin zgjedhor është e padiskutueshme, jo vetëm por kolegët e mi më thonë kujdes se fushata e vaksinimit do ndikojë mbi fitimtarin./abcnews.al

Share: