Home KRYESORE “Koronavirusi zhduket për dy minuta, në 24 gradë dhe në lagështi të...

“Koronavirusi zhduket për dy minuta, në 24 gradë dhe në lagështi të lartë”

Walter Ricciardi, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë në Itali dhe përfaqësues i vendit në OBSH deklaroi se koronavirusi do të qarkullojë sërish por ne do të mësojmë të bashkëjetojmë me të.

“Kini kujdes sepse virusi do të qarkullojë sërish dhe ne do të duhet të vazhdojmë të respektojmë rregullat e higjienës dhe distancimit. Por ne mund të bashkëjetojmë më mirë”.

Teksa citon kërkimet e fundit në SHBA, Ricciardi shprehet se nëse jeni në diell, mjaftojnë 24 ° dhe niveli i njëjtë i lagështisë që koronavirusi të zhduket në dy minuta.

“Një studim i paraqitur në 24 prill nga Nën sekretari amerikan i Sigurisë së Brendshme në Shtëpinë e Bardhë do të tregonte se virusi vuan nga nxehtësia e lagësht. Në ambiente të mbyllura, 24 gradë celsius dhe me lagështi 20% mund të rezistojë në një sipërfaqe për 18 orë, me 35 ° dhe një lagështi prej 80% nuk e kalon një orë. Dhe nëse jeni në diell, mjaftojnë 24 ° dhe niveli i njëjtë i lagështisë që ai të zhduket në dy minuta”, deklaroi Ricciardi në një intervistë për “La Stampa”.

“Atëherë do të shohim në qershor kur virusi mund të lehtësohet në nxehtësinë e lagësht”, shtoi ai./Opinion.al

Share: