Home Gjeo-Ekonomia Maturantja nga Tirana në plazhin e Himarës/ Bizneset i kanë shpresat tek...

Maturantja nga Tirana në plazhin e Himarës/ Bizneset i kanë shpresat tek turistët polakë

Himara, një ndër destinacionet më të lakmuara turistike në jug të Shqipërisë është po aq e heshtur sot si në mesin e dimrit. E vetmja plazhiste e hershme që gjen në buzë të detit është Era, maturante nga Tirana.

Çdo vit në Himarë prenotimet e verës në këtë periudhë të vitit pothuaj kanë përfunduar.  Por tani janë anuluar. Shpresën e kemi te polakët thotë pronari i një hoteli, Arjan Stojli.

Sa për distancën që do kërkohet nga çadra në çadër, Arjani thotë se nuk përbën problem. Ndërsa të tjerë thonë se do bëjnë çdo gjë vetëm që të mos falimentojnë.

Vjet në këtë kohë telefoni i Miço Dhimës binte vazhdimisht nga pushuesit që prenotonin.

Top Channel

Share: