Home Gjeo-Ekonomia Nga pikat e shumicës te peshkimi/ Publikohet lista e plotë e bizneseve...

Nga pikat e shumicës te peshkimi/ Publikohet lista e plotë e bizneseve që do të hapen nga dita e hënë

TIRANË- Qeveria ka publikuar listën e bizneseve që do të hapen pas rreth një muaj që ku  vendi ynë hyri në karantinë në kuadër të masave të frenimit të përhapjes së Covid-19. 

Ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama bizneset që do të hapen janë në tre grupe risku, duke filluar nga ai me risk të ulët, mesëm dhe të lartë.

Fillimisht do të nisë hapja e aktiviteteve të grupuara me risk të ulët, e më pas ato me risk të mesëm dhe në fund ato me risk të lartë.

Rama tha se në  kategorinë me risk të ulët listohen ndër të tjera, shitjet me pakicë në tregjet ushqimore dhe të rrobave, aktiviteti i taksive me një person, tregtia e luleve, kafshëve të shtëpisë,  bizhuteritë, bizneset e audio- video, lodrat për fëmijë në dyqane të specializuara, etj..

Në fashën e dytë të bizneseve me risk të mesëm futen: Transporti rrugor urban dhe ndërurban, tregtia me pakicë e mallrave të përdorur, artikuj në tregje, autoshkolla, shërbim shkollorë mbështetës.

Ato me risk të lartë që do të hapen të fundit janë: Qendrat estetike, ku sipas Ramës ka ende një debat mes grupit, restorantet që nuk kanë shërbim taksi, dhe lokalet.FOTO GALERI1/19

Top Channel

Share: