Home KRYESORE Shkollat që do rindërtohen/ Rama: Me kapacitete online edhe për mësim nga...

Shkollat që do rindërtohen/ Rama: Me kapacitete online edhe për mësim nga shtëpia si pasojë e CoVid

Përveç gjimnazit ‘Sami Frashëri’ janë 5 shkolla që kanë nisur shembjen ditën e sotme për t’u rindërtuar pasi u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shkollat që po shemben janë; ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, ‘Ramazan Subashi’ 9-vjeçare në Vorë, ‘Sherif Dervishi’ 9-vjeçare në Krujë, ’16 Shtatori’ në Shijak dhe ‘Charles Telford’ në Kavajë.

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live për këtë gjë u shpreh se shkollat do të ndërtohen me standarde të larta.

Klasat nuk do të jenë më të mbingarkuara, por do të kenë secila prej tyre 24 nxënës, ndërsa hapësirat do të jenë të shumta.

“Ndërkohë që standardi është eurokod 8, hapësirat mësimore rriten kapacitetet për klasë shkon në 24 nxënës, që është fantastike. Në klasat kopsht parashkollor ka rritje të klasave dhe ulje të numrit të nxënëseve, me laborator të gjitha shkollat, të gjitha bibliotekë, palestër, me dush, garderodë. Kanë të personalizuar zyrat, sallat e mësuesve, bllokun e shërbimeve dhe pista vrapimi, fushë për basketboll, volejboll dhe tenis, minifutboll.

Një element i rëndësishëm është që sjell situata e re e krijuar që nuk do të mbarojë shpejt, edhe procesi i hapjes do të jetë i distancimit social dhe duhet me futur elementin e kapacitetit dixhital për të pasur një kombinim mes mësimit në klasë dhe atij online deri kur mortja të ketë marrë fund me vaksinën të kemi turne të javës, me një pjesë që vjen në klasë dhe një pjesë që vijon nga shtëpia. Të pajisim me kapacitet komunikimin shkollat dhe fëmijët. Kjo duhet mbajtur parasysh’ tha Rama.

Ndërsa ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj i pranishëm në mbledhje premtoi se në 1 nëntor 40 shkolla do të jenë gati për fëmijët. “Menjëherë pas marrëveshjes kuadër fillojnë ofertat dhe besoj që brenda 1 nëntorit kjo parti shkollash do të ketë mbaruar, që janë mbi 40, duhet të ishin 59, por 22 i ka marrë UNDP, KE-ja. Atë afat që kemi vendosur do ta ndjekim, me shkollat, 24 orë në punë, për t’u futur nxënësit në 1 nëntor” tha Arben Ahmetaj.

Top Channel

Share: