Home KRYESORE Skllave dëshirash të paduruara.

Skllave dëshirash të paduruara.

Nga Gladiola Busulla

Skllave dëshirash të paduruara.
Mbretëresha e kështjellës së vanitetit.
Tekanjoze dredharake.
A s’të kanë quajtur
gjithnjë kështu?!
Ngrica e lotëve të rëndon
mbi brishtësinë e qepallave.
Kush e përdhosi fërgëllimën tënde?!
Kush e tradhëtoi dëlirësinë e syve të tu?!
Me dhëmbë, klithma e thonj,
do të shqyeja një për një…
Hipokrizinë e klisheve shekullore,
historinë e gjatë të vuajtjes,
madhështinë e turpit dhe të përskuqjes.
Femër në agoni.
Feniks shpirtbraktisur.
Pranverën rikthe në jetë.
Duaje veten,
Më shumë se ç’të përbuzi fati.

Share: