Home KRYESORE Ankandi per centralin diellor te Karavastase, lajm i mirë.

Ankandi per centralin diellor te Karavastase, lajm i mirë.

Nga Klodian Tomorri

Rralle, ka edhe ndonje lajm te mire.

Se ne merremi vetem me prapesite zakonisht, por rralle ndodh edhe ndonje gje e mire ne kete vend, qe vlen te permendet. Dje kishim nje te tille.

Ankandi per centralin diellor te Karavastase, eshte nje nga zhvillimet me pozitive per ekonomine kohet e fundit.

Se pari, oferta per centralin duket serioze dhe jo nga keto marifetet me kompani mashtruese qe shohim shpesh neper procedurat publike. Pas kompanise Voltalia, qendron nje nga familjet me te pasura te Europes, ajo Mulliez. Vetem afrimi i tyre ne Shqiperi, perben nje lajm te mire.

Se dyti, cmimi prej 24.89 euro per megavat, me te cilin kompania ka ofruar t’ja shese energjine shtetit tejkalon edhe pritshmerite me pozitive. Ne sot e importojme energjine mesatarisht me 55-60 euro per megavat, pra dy here me shtrenjte.

Ka nje konflikt te vogel interesi aty qe lidhet me Berzh. Kjo e fundit ka qene edhe konsulenti i qeverise per tenderin, edhe rezulton aksionere me 2.5 per qind tek kompania Voltalia. Ka dhe ca rezerva se nuk pati gare. Por meqe pati kete rezultat kaq te mire, edhe mund te tejkalohen. Ndonjehere, qellimi e justifikon mjetin.

Centrali diellor i Karavastase eshte nje investim 100 milione euro, qe do te financohet nga privati. Vepra do te kete nje fuqi te instaluar prej 140 megavat, nga te cilat 70 mega i ble shteti, ndersa pjesen tjeter kompania e shet ne treg te lire. Sipas ofertes qeveria do e bleje me 24.89 euro per mega energjine.

Tani duhet shpresuar qe te mos bejne ndonje gol ne kontrate dhe ta prishin te gjithen sic e kane zakon. Por deri tani ky duket nje lajm i mire.

Share: