Home KRYESORE Ata nuk prishën teatrin, ata fundosën demokracinë.

Ata nuk prishën teatrin, ata fundosën demokracinë.

Teatri i shërbeu këtij pushteti për të vendosur diktaturën. 

Nga Jona Koprencka

U bë kohë që ky pushtet nuk po qeveris më vendin. Nuk e kam fjalën për të ashëquajtrin parlament, që miraton vendime pa opozitën, as nuk e kam fjalën për pazaret qeveritare mes pozitës dhe opozitës, por për rendin e ligjit dhe të ndjerit të përfaqësuar. 

Nuk e mbaj mend sa kohë u bë që gjykatat dhe prokuroria nuk po funksionojnë. Vetingu, është mjaft i bukur për të qenë realitet në vendin ku unë jetojë. Ligji zbatohet vetëm për qytetarin e thjesht, i cili nuk ka asnjë lidhje me pushtetin. Në mënyrë qesharake, ligjin e kam parë të zbatohen të shtresat vunerable, ku kryefamiljarë burgosen për shkak se nuk paguajnë energjinë elektrike, se asistenca sociale që marrin nuk është e mjaftueshme për ushqimin bazë, për të mbijetuar. Ndërsa trafikanët janë të mbrojtur nga pushteti, as një gjemb nuk mund t’i hyjë në këmb. Kam parë të dalin në shesh aferra korruptive dhe biznese të paligjshme  kryebashkiakësh, deputetësh dhe ministrash, por nuk kam parë asnjë prej tyre të vendoset pas hekurava. 

Por, deri para dy ditësh nuk kisha parë e nuk kisha dëgjuar kurrë se si në mënyrë tinzate mund të shembej Teatri Kombëtar në orët e para të mëngjezit. Ndërtesa e teatrit u projektua nga arkitekti italian, Giuglio Berte në vitin 1939 dhe nga viti 1947 shërbeu si Teatër Kombëtar. Ajo i përket një asambli arkitekturor italian në qendër të Tiranës. Bashkë me shembjen e tij iu dha goditja e fundit nga cfarë kishte mbejtur nga demokracia në Shqipëri. 

Nuk ndjehem më e përfaqësuar nga kjo qeveri që shkatarron simoblet e kryeqytetit për të ndërrtuar qendra tregtare me një sallë kinemaje ose teatri brenda në të. Kurrsesi të gjithë qytetarët që protestuan dhe vijojnë të protesojnë, pa asnjë dallim ngjyrimi politik nuk e gjejnë veten në të. Ky pushtet nuk i përket qytetarëve, por vetë interesave të një grupi të caktuar. Kemi tëbëjmë me një kryeministër qe e ka  kthyer të gjithë retorikën e tij politike në integrimin në Bashkimin Europian, por në asnjë vend të Europës, madje as Vicktor Orban i Hunagrisë, nuk ka imagjinuar të përdor të tillë dhunë, si në Tiranë, ku u ndaluan, u goditën dhe u tërhoqën zvarrë të rinjë e të reja me libra në dorë. U dhunuan gazetarë dhe akativist me arsyen madhore se po kundërshtonin qeverinë. Ndalime të tilla nga policia ngjajnë me ndalimet e Partisë Punës kundrejt kundërshtarëve politikë, me parrullën ‘në emër të popullit’, ndërsa këtë herë ‘në emër tëqeverisë’. Si të gjithë qeveritë që për të forcuar pushtetin e tyre absolut marrin masa në një peridhë kohore të caktaur, qeveria Rama përfitoj nga pandemia e Covid 19 për të justifikuar ndalim e shoqërisë civile dhe ndalimin e protestave, me justifikimin e mos shtohen rastet në vend, duke harruar se forcat e rendit nuk iu bindën vetë masave të pandemisë. 

Dhuna në shesh nuk mungoj as kundër vajzave të reja dhe grave. Për më tëpër një motër muslimane që po protestonte paqësisht u ndalua në mënyrë të dhunshmë nga policia. Fatkeqësisht veprime të tilla ndodhin në ditët e muajt të Madhërishëm tëRamazanit dhe ironikisht personi që urdhëron dhunën është ai qëflet për besimin fetar sipas interesit, është i njëjti person që flet për Kura’nin famëlart, është i njëjti njëri që një hërë në Turqi deklarohet si musliman dhe diku tjetër si katolik, orthodoks etjj. Kjo është një sjellje prej diktatori. Nëse i rikthehemi historisëshohim se në muajn e Madhërishëm të Ramazanit, diktarori Hoxha urdhëroj shembjen e kishave dhe xhamiave, duke e kthyer Shqipërinë në një shtet ateik. Në filozofinë e diktatorëve Zoti është armiku, së vec Atë nuk mund ta nënshtrojnë nën urdhrat e tyre. 

Është i frikshëm ky pushtet absolut. Nëse sot shkatërrohet teatri, kush mund ta ndalojë urdhëruesin e këtij akti që nesër të vijë të shkatërrojë banesën time ( të qytetarëve), biznensin tim dhe lirinë time. Sot është detyra jonë si shoqëri të ngrihemi kundër këtëj regjimi, që nëser të mos na ripërsëtitet një tjetër komunizëm 50 vjeçar.

Share: