Komisioni i Venecias do të shqyrtojë cështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese dhe pakeën anti-shpifje në datat 18 dhe 19 qershor. Pandemia e koronavirusit solli një ndërprerje të punës së komisionit por me lehtësimin e masave, axhenda e re e sesioneve plenare ka vendosur këto dy data për shqyrtimin e këtyre çështjeve.
Çështja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese pritet ti japë zgjidhje debatit mes Presidentit dhe qeverisë lidhur me emërimin e Marsida Xhaferallarit si anëtare e gjykatës.
Nga ana tjetër paketa “Anti-shpifje” e propozuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama ka ngjallur reagime të forta jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit. Madje ajo hyri edhe në axhendën e negociatave me BE pasi u përmend në pikat e vendosura nga Këshillit si ‘detyrat e shtëpisë’ që duhet të kryejë Shqipëria para çeljes de facto të negociatave.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, pjesë e së cilit është edhe vetë Komisioni i Venecias që ka kërkuar mendimin e ekspertëve. Këshilli i Europës iu kishte dërguar autoriteteve shqiptare disa amendime për këtë paketë, por nuk u morën parasysh nga mazhoranca gjatë diskutimit në Parlament.
Për këtë arsye Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i është drejtuar Venecias. /Opinion.al