Home KRYESORE “40 mijë lekë në 4 muaj”,Shoqata e Transportit në protestë,ndërhyn policia

“40 mijë lekë në 4 muaj”,Shoqata e Transportit në protestë,ndërhyn policia

Një ditë më parë kryeministri Rama paralajmëroi se nuk do të lejohen grumbullimet e njerëzve si rezultat i situatës së koronavirusit.

Sot, përfaqësues të Shoqatave të Transportit publik dhe punonjës të kompanive janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Infrastrukturës.

Ata kanë kërkuar të revoltuar ndihmë financiare nga qeveria ndërsa pretendojnë se për 4 muaj iu janë dhënë vetëm 40 mijë lekë.

Nëse qeveria do që të zbatojmë protokollin, qeveria duhet të mbështesë me ndihmë financiare. Protokolli mund të zbatohet, por jo 100%. Protesta do të vazhdojë deri sa ne të vazhdojmë punën ose të na japi ndihmë financiare. Mori 640 mln euro kredi, ku janë këto para? Ne duam një paketë ndihmë financiare, janë 400 mijë lekë që kemi marrë, nga ato 200 mijë na kanë ikur ujë drita, kërkojmë një pagesë të tretë. Me 400 mijë lekë ça bën Edi Rama për 4 muaj? I bie 50 mijë lekë muaji, ça bëhet?”, shprehet njëri prej tyre.

Në protestë ka ndërhyrë policia duke i bërë thirrje protestuesve të shpërndahen.

Do të shoqëroheni në komisariat nëse nuk shpërndaheni vetë”, bëri thirrje me megafon një polic.

Por protestuesit refuzojnë të largohen pa marrrë një përgjigje në lidhje me shqetësimin e tyre.

“Edhe nëse do përplasemi me policinë sërish do të dalim Na ka shkuar thika në fyt. Në këtë lloj gjendje nuk mund ta përballojmë. Do të vazhdojmë protestën çdo ditë. Transporti publik dihet së është rrezik, por rrezik janë edhe fasonet. Janë mbi 10 mijë punëtorë që kanë mbetur pa punë. Po vazhdojnë talljet.

Kështu është e pamundur të vazhdohet. Nëse kërkesat tona nuk plotësohen do të futemi në grevë. Të pranohet akciza e naftës për transportin. Të bëhet një paktë e dytë për transportin. Duhet të pranohen kërkesat tona. Ka shumë persona që mbajnë familjen me këtë rrogë”, u shpreh një tjetër prej tyre.

Protesta e tyre tashmë është zhvendosur përballë Ministrisë së Financave. /Opinion.al

Share: