Home KRYESORE A do të rikthehet Fatos Nano në politikë? Agron Duka zbulon bisedat...

A do të rikthehet Fatos Nano në politikë? Agron Duka zbulon bisedat që ka bërë muajit e fundit

Kreu i PAA-së, Agron Duka ka folur për mundësinë e rikthimit të ish-kryeministrit Fatos Nano në politikën shqiptare. I ftuar në emisionin “Aktualitet”, Duka është shprehur se ishte ndjerë shumë i keqardhur për largimin e tij nga politika, duke e konsideruar si të parakohshëm.

Duka ka zbuluar se gjatë një drekë që ka pasur me Nanon e ka pyetur për rikthimin e tij  në politikë, dhe pavarësisht se nuk ka marrë një përgjigje të prerë, i ka lënë të kuptojë se nuk e ka në plan. Megjithatë ish-deputeti është shprehur se nëse Nano vendos të rikthehet do ta ndihmonte me çfarë të mundte.

“Nano fatkeqësisht u largua shumë shpejt nga politika, në moshën 53-vjeçare. I mungon Fatos Nano, kam një impresion dhe përshtypje shumë shumë pozitive, jo vetëm si njeri por si politikan, ekonomist. Unë i jap Nanos meritën e reformimit të PS-së nga parti komuniste, ta transformojë dhe fus në tregun politik shqiptar që ka qenë periudha më e vështirë. Sot duket e thjeshtë, por ishte e vështirë të thoje në atë kohë se jam anëtar i PS-së. Ai nuk ka luftuar kurrë “armiqtë” e tij politik, por të bashkëpunojë, nuk mendoj se ka pasur një njeri më bashkëpunëtor se ai. Nuk besoj se mund të kthehet, nuk flas me opinione, flas me fakte, unë kam kontakte me Nanon, dhe para disa muajsh kam drekuar me të dhe e kam pyetur direkt, kam parë një mungesë dëshire për tu rikthyer. Megjithatë “kurrë mos thuaj kurrë” është tamam në moshë dhe unë do dëshiroja të rikthehej dhe unë do të isha i lumtur, do kontribuoja që ai të rikthehet sërish, por është në dorën e tij”, tha Duka në Fax News.

Share: