Home KRYESORE Abuzoi seksualisht me të miturën, Gjykata lë në burg 65-vjeçarin

Abuzoi seksualisht me të miturën, Gjykata lë në burg 65-vjeçarin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 65-vjeçarin Abas Doku dhe të rinjtë që bashkëpunuan në abuzimin seksual ndaj 15-vjeçares.

Tre të rinjtë nuk bënë asnjë deklaratë në sallë, ndërsa Doga mësohet të ketë thënë vetëm se nuk ka abuzuar asnjëherë pasi vajza ka shkuar vetë.

Pas arrestimit të tyre të shtunën, Policia tha se Doga, kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime. Këto video ua kishte dhe në tre personave, 20-vjeçarit Klaidi Poçi dhe dy të miturve, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Mbi ta rëndon akuza për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim./ Opinion.al

Share: