Home KRYESORE Anglia kthen fëmijët në shkolla dhe zbut ndjeshëm kufizimet

Anglia kthen fëmijët në shkolla dhe zbut ndjeshëm kufizimet

Shkollat fillore në Angli po mirëpresin sërish nxënësit në ambientet e tyre, pas më shumë se 10 javësh mungesë.

Megjithatë shkollat nuk janë rihapur në të gjithë territorin britanik, dhe në ato që hapën dyert mësuesit theksojnë se ky është një normalitet komplet i ndryshëm nga ai i para disa muajve.

Bankat janë larg me njëra-tjetrën dhe fëmijët do të kenë shumë më pak kontakt mes tyre.

Kjo vjen pas zbutjes së masave kufizuese në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Qershori riktheu në Angli dhe disa lloje sportesh si garat me kuaj, dhe ato me pëllumba, në këtë të fundit ka pasur dhe spektatorë.

Gjithashtu si pjesë e zbutjes së kufizimeve, do të lejohen dhe grumbullimet deri në 6 persona në ambient të hapur dhe publik./Opinion.al

Share: