Home KRYESORE Bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë hebrenjtë, arrestohet 39-vjeçari (foto)

Bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë hebrenjtë, arrestohet 39-vjeçari (foto)

Një 39-vjeçar, i cili bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë çifutët është arrestuar nga blutë e Tiranës.

Efektivët e Drejtorisë së Antiterrorit arrestuan E. G., 39 vjeç, banues ne fshatin Koxhaj, Shijak.

Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disamujor të nisur në muajin janar 2020.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Antiterrorit, në janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg””, thuhet në njoftimin nga policia.

Top Channel

Share: