Home KRYESORE Caktohet data kur do të rinisë punën transporti publik

Caktohet data kur do të rinisë punën transporti publik

Transporti Publik do të rinisë punën më 15 qershor. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pas një ndërprerjeje prej tre muajsh, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ministria njofton se duke filluar nga 15 qershori do të rinisë punën transporti publik, ndërsa të gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska

“Një lajm i mirë për qytetarët dhe sektorin e transportit publik.15 QERSHOR rifillon shërbimi i transport publik, duke ju përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Opinion.al

Share: