Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Covid 19, mjeku i njohur: Komiteti jep këshilla, vendim marrja tjetër kund…

Covid 19, mjeku i njohur: Komiteti jep këshilla, vendim marrja tjetër kund…

Nga Erion Dasho

ME PUSHTETIN VJEN PËRGJEGJËSIA

Kjo këshillë e Mbretit Luan për luanin e vogël, më ka mbetur në mend kur ndiqja filmin në fjalë së bashku me fëmijët.

Kjo frazë m’u kujtua edhe dje kur lexoja statusin në rrjetet sociale të një profesori të nderuar dhe anëtari dinjitoz të Komitetit të Ekspertëve.

Thelbi i statusit ishte se komiteti jep këshilla dhe sugjerime, por vendim-marrja është tjetër kund.

Në se janë këshillat e anëtarëve të komitetit ato që e çuan vendin deri në këtë pikë, ata janë në vendin e gabuar. Por edhe në se këshillat e tyre nuk dëgjohen, përsëri ata janë në vendin gabuar.

Fjala “ekspert” peshon dhe një komitet ekspertësh nuk mund të shndërrohet në një teatër kukullash. Pushteti nuk është vetëm politik, administrativ dhe mediatik, por është edhe profesional. Përvoja e muajve të fundit ka treguar se një shoqëri në vështirësi e kërkon zgjidhjen pikërisht tek ekspertët e saj.

E falenderojmë mjekun e nderuar për intelektualizmin qytetar dhe urojmë që më në fund të nisim të analizojmë dhe të kuptojmë përse Shqipëria sot ndodhet nën tekat e COVID-it…

Share: