Home KRYESORE Debat I hapur : Per “ Miqte e femijeve” dhe institucionet...

Debat I hapur : Per “ Miqte e femijeve” dhe institucionet që duhet t ‘i mbrojnë , ka ardhur koha të mos heshti.

Në të kundërt thoni që jeni dorëzuar dhe mos harroni se fëmijët dhe jeta e tyre është në rrezik!

Nga Nora Malaj

“Kur shoqeria dështon ne edukim , krimi triumfon dhe shteti shkërrmoqet! “

Kush po e përdhunon këtë shoqëri dhe a kemi dështuar në edukim?!

Sot është data 1 qershor, mbrëmja e ditës ndërkombëtare të fëmijëve. Teksa rrekem të shoh anën e bukur të problem, atë të mirërritjes së fëmijës, dhe festimet e 1 Qershorit , duhet të përballemi me situatat, në të cilën shoqëria jonë po kalon.
35 të mitur në këto 6 -muaj kanë kaluar situate të abuzimit seksual.

A e dini ju “miqte e fëmijëve “ këtë situatë, po ju institucionet përgjegjëse këtë fakt?

Këto janë të denoncuarat , po sa raste të tjera mbahen të fshehura dhe të pa ekspozuara?!

Me këtë situatë te frikshme dhe alarmante, po përballet siguria e jetës së fëmijëve, pafuqia e familjes dhe shoqërisë për të ruajtur fëmijët nga abuzimin në ditët e sotme.

Aktet e dhunimit dhe të abuzimit nuk po rreshtin së shfaquri në shoqërinë shqiptare. Frika që po përballet me këtë situatë, duket sikur ka gjunjëzuar shoqërinë shqiptare. Tashmë institucionet kanë dalë jashtë loje dhe funksioni.

Sa keq!

Teksa përballemi me rastin e të miturës 15 – vjecare, shohim se dështimin e parë e ka pësuar shkolla.

Përballë familjes, e cila tashmë është në rrezike, vihen pikepyetja e madhe te shkolla.

Ngjarja ka ndodhur në mjediset e shkollës dhe është një kalvar I gjatë mundimesh , I një të miture , e cila përballet me një kronikë të paralajmëruar, por që ajo nuk ka patur mundësi ta paralajmërojmë, pasi ka patur frikë ta denoncojë dhe nuk ka gjetur mekanizmat që ta mbrojnë.

Shkolla , tashmë , për fatin tonë të trishtë , ka humbur funksionin e tin të institucionit që edukon, garanton siguri dhe edukim të vazhdueshëm.

Shkolla ka ngriturn “duart lart” dhe është dorëzuar!

Ky është konstatimi I parë, fatkeqësisht!

Në këtë situatë të gjithë mundohen t’ju ikin përgjegjësive. Gjithkush bënë sikur nuk di asgjë. E në këtë rast faji mbetet jetim !!!

As policimi në komunitet,oficeri I sigurisë, nuk di gjë dhe nuk reagon , ndonëse me aq tam -tam e bam -bame u trumpetua nga Ministria e Arsimit dhe Rinisë , nuk bënë asnjë diferencë , për zgjidhjen e kësaj situate.

Kemi vetëm një heshtje vrastre.

Fqinjët që vërenin sesi vajza e mitur kalonte “ dorë më dorë” , nga “roja” burri 65 -vjecar I shkollës te grupi I të rinjve , që I bënin presion dhe dëshironin ta kalonin si një “lodër seksi”, bëjnë sikur nuk kanë parë gjë.

Ata , flasin nën zë po realisht I bishtnojnë realiteti. Mundohen të përgojonë, po jo të reagojnë. Bëjnë indiferentin dhe si struci fshehin kokën dhe nxjerrin trupin , duke bërë “sikur nuk ju intereson ngjarja”

Kjo është alarmante, pasi tregon se nuk ka më përgjegjësi kolektive dhe indiferenca bëhet vrastare.

Po mësuesit ? Edhe ata nuk dinin gjë.?? Po drejtori i shkollës që ka përgjegjësi ligjore për sigurinë dhe garancinë e jetës së të miturve edhe ai nuk dinte gjë ?

A e dini që kemi dështuar si shoqëri në edukim?

Situata është më keq se kaq, ata jo se nuk dinë, po kanë frikë nga e vërteta dhe nuk “duan tju hynë problemeve” , e bëjnë sikur nuk shohin dhe as duan të marrin përgjëgjësi???!!

Po psikologet ? Edhe ata nuk dinin gjë, ndonëse roja ishte përzënë nga puna, duke kamufluar jo për këtë gjë, por gjoja se “ishte punësuar aty , se bashku me gruan dhe djalin”.

E gjithë ngjarja ështe një Skandal I madh dhe të kujton skenaret e filmave horror, që të gjithë aktorët(shkolla, policia, mësuesit, komuniteti, familja, psikologët ), janë pjesë e këtij rasti të paprecedentë. Mungesa totale e informacionit të shkollës, policisë, mësuesve, psikologut, titullarit të shkollës a kujtdo tjetër që paguhet dhe ka për detyre të mbroje e të ruajë fëmijët dhe nxënësit në shkolla, përbënë një skandal institucional dhe social.

Një skandal i tillë , ku familja është edhe ajo pjesë e problemit , policinë e ka nxjerrë jashtë loje. Policia është totalisht jashtë loje, familja është ende në presionin e ngarjes dhe e frikërave për të nesërmen.

Skandal , se familja tashmë është braktisur dhe ka mbetur pa mbrojtje.Kjo është paqyra e realitetit ku rriten fëmijët tanë, I yti , I imi dhe ai që është pa përkrahje dhe pa familje.

Teksa ju ftojë të reagoni, të debatoni dhe të reflektoni, një pyetje kam për të gjithë , institucionet , por edhe familjeve dhe shoqërisë shqiptare :

A jeni të ndërgjegjësuar se cfarë po ndodh? Ae ndjeni që familja është e pasigurtë dhe fëmijët janë të rrezikuar?

A e kuptoni që paskarantina po na nxjerr të përballemi me problemet më të frikëshme , ku vihet në lojë dhe është në rrezikë pasigurinë për jetën tonë dhe të fëmijëve tanë?

A e dini se deri tani kemi dështuar si shoqëri në edukim?

Tashmë zaret janë hedhur. Nuk kemi më kohë për të justifikuar , por për të vepruar dhe reaguar. Kjo është emergjencë kombëtare. Sot , madje dje, ju ftojë të gjithëve të reagojmë , veprojmë dhe të shpëtojmë fëmijët, familjen dhe shoqërinë.

Ju ftoje të reagojmë që mos të quhemi si shoqëri mëkatare… Sot jemi të gjithë të dorëzuar përpara këtij dështimi , sot shoqëria duket sikur është kalbëzuar… sot të gjithë jemi mëkatarë në këtë krim, nëse ende do vazhdojmë të jemi indiferentë dhe të heshtim… tani duhet të shpëtojmë vajzën dhe fëmijët që mos kthehen në kavie laboratori,indiference për abuzimin seksual. Reago , sa nuk eshte vone…

Share: