Home KRYESORE Emigrantët u mashtruan! Nuk u jepet e drejta për të votuar

Emigrantët u mashtruan! Nuk u jepet e drejta për të votuar

Pas vitit 1990 janë të paktën 1.5 milionë shqiptarë që ikën nga vendi i tyre për të nisur një jetë tjetër larg Shqipërisë, por gjithmonë me kokën pas për vendin që lanë. 

Puna dhe të ardhurat që ata sjellin në Shqipëri janë një shtyllë e fortë e ekonomisë shqiptare. Mes tyre janë me mijëra emigrant që kanë arritur të bëhen ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë. Por megjithëkëtë kontribut të jashtëzakonshëm, atyre ende nuk u është dhënë e drejta që të thonë fjalën e tyre për fatin e Shqipërisë. Të dyja partitë e mëdha, socialistët dhe demokratët kanë premtuar se emigrantëve do t’u sigurohej e drejta e votimit. Rilindja bëri edhe premtimin më të fortë dhe ndërtoi edhe një ministri për emigrantët.

Këtë premtim, kryeministri Rama e bëri në Samitin e Diasporës në Tiranë disa vite më parë dhe zgjedhjet e vitit 2021 ishin një synim i afërt. Por as Lulzim Basha nuk ngeli pas në këtë premtim.

Por çfarë ndodhi. Emigrantët u mashtruan edhe këtë herë socialistët gjetën një arsyetim aspak bindës për mosmbajtjen e fjalës.

Dy partitë e mëdha PS dhe PD kur janë në qeveri duan vetëm paratë e emigrantëve por jo votën e tyre. Arsyet janë të shumta por ajo që mbizotëron mes emigrantëve është se politika nuk ka mundësi ta blejë apo manipulojë votën e emigrantëve, e cila me gjasa është e aftë të shkatërrojë mbizotërimin e dy partive më të mëdha tradicionale PS dhe PD.

Top Channel

Share: