Home KRYESORE “Kandidatët e PD për deputetë dhe kryetarë bashkie do të zgjidhen me...

“Kandidatët e PD për deputetë dhe kryetarë bashkie do të zgjidhen me votë”

Prej orës 11:00, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë në selinë e partisë ku po zhvillohet një mbledhje lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Mësohet se Basha, i ka propozuar sot kryesisë së PD nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit te kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.

Propozimi i Bashës nënkupton që kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie do të kenë votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve politikë të PD është një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të kreut të opozitës, si konkretizim i premtimit të tij se ai nuk do të bënte më kurrë i vetëm listën e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie.

PD po zbaton parimin “një anëtar, një votë” për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator, duke e mbajtur të angazhuar në maksimum bazën e Partisë Demokratike

Share: