Home KRYESORE Koronavirusi, kryeministri italian do merret në pyetje nga prokuroria

Koronavirusi, kryeministri italian do merret në pyetje nga prokuroria

epa08329398 A handout photo made available by the Press office Palazzo Chigi shows Italian Prime Minister Giuseppe Conte attending a press conference at Palazzo Chigi, Rome, Italy, 28 March 2020. EPA/Palazzo Chigi

Kryeministri Giusepe Conte, ministrja e Brendshme Luciana Lambrogese, dhe ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, do të merren në pyetje nga prokuroria e Bergamos.

Të afërm të viktimave të Covid-19, kanë kërkuar hetime lidhur me përgjegjësi të mundshme kriminale në menaxhimin e krizës.

Pretendimet lidhen me izolimin e vonuar të zonave të kuqe, veçanërisht ato të Alzanos dhe Nembros dhe se lanë të hapur një spital që u kthye në vatër të infektimeve.

“Nuk ka të bëjë as me arrogancën e as me vetëkënaqësinë. Nuk dua të komentoj fjalët e prokurorëve, por do të takohemi të premten dhe do të paraqes të gjitha faktet në dispozicion”, tha Conte, duke treguar se nuk ka dyshime në reagimin e tij ndaj pandemisë.

Siç bëri të ditur një përfaqësues ligjor, 40 padi ishin depozituar në prokurorinë e Bergamos lidhur me menaxhimin e krizës në Lombardi, rajoni verior ku përfshihet edhe Bergamo e ku janë shënuar gjysma e 34 mijë vdekjeve nga Covid-19 në Itali./Opinion.al

Share: