Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën në Kosovë ku është ndalur te aktakuzat e Gjykatës Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe ish kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Ai tha se Gjykata Speciale është projekt i cili paguhet 100% nga fondet e Bashkimit Europian.
‘Marrëveshja e fshehtë, e nxituar dhe duke lënë jashtë BE-në bëri që të publikoheshin aktakuzat.
Para dy muajsh amerikanët rrëzuan Albin Kurtin, ndërsa kësaj radhe Evropa rrëzoi Hashim Thaçin. Në SHBA nuk do kishte marrëveshje ekonomike.
BE i ka vënë kusht Serbisë, dukë thënë se po njohu Kosovën do hyjë shpejt në BE. Serbia nuk është e interesuar për BE-në. U bënë aktakuzat sepse në marrëveshje kishte edhe pikën e amnistisë, ku Serbia nuk njeh krimet mbi Kosovën”, tha Spahiu.