Home KRYESORE Makina e djegur në Elbasan dhe dyshimi për plagosjen e Ardjan Çapjas,...

Makina e djegur në Elbasan dhe dyshimi për plagosjen e Ardjan Çapjas, detajet dhe lidhja mes dy ngjarjeve

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e makinës së djegur në Elbasan në të cilën u gjenden armë brenda dhe paraqitja në spital e 55-vjeçarit me iniciale A. Ç., që dyshohet se është Ardjan Çapja. Policia nuk i ka lidhur akoma zyrtarisht dy ngjarjet me njëra tjetrën , por koha në të cilën kanë ndodhur ngjarjet sjell dyshime se ato në fakt kanë lidhje me njëra tjetrën.

Në makinën e djegur është gjetur një snajper dhe dyshohet se ajo është përdorur nga atentatorët e tij.

Policia njoftoi më herë se një shtetas me inicialet A.Ç është plagosur para shtëpisë së tij në lagjen Emin Matraxhiu në Elbasan dhe ai tashmë, pra Ardjan Çapja është sjellë në Tiranë tek Trauma.

Ardian Çapja është një emër i njohur për policinë shqiptare, pasi edhe më herët është përfshirë në konflikte me persona të tjerë në qytetin e Elbasanit. Një atentat ishte zhvilluar ndaj tij në vitin 2017, që kishte qenë i mirëorganizuar, ndërsa ai u qëllua me kallashnikov e armë të tjera. Në atë kohë, autorët dështuan në atentat, pasi ishin zbuluar më herët.

Autorët më 2017, të cilët ende nuk janë identifikuar, për të shmangur çdo dyshim, kishin modifikuar automjetin e përdorur prej tyre në mënyrë identike me atë të një prej fqinjëve të fisit Çapja, duke përdorur dhe targa të falsifikuara me numra të njëjtë. Pasi e kanë mbajtur nën vëzhgim për disa ditë, autorët kanë ndërhyrë në momentin kur Ardian Çapja po dilte nga banesa e tij. Ata kanë qëlluar nga një distancë e largët në momentin kur 49- vjeçari ka qenë pranë derës.

Vijon…

Top Channel

Share: