Home Qasje Ekonomike Millo: Komuniteti rom ka nevojë për mbështetje!

Millo: Komuniteti rom ka nevojë për mbështetje!

Neviana Millo, drejtoresha ekzekutive e QENDRA E INTEGRIMIT SOCIAL ELBASAN (QISE) tha për Perqasje.com se ajo me stafin e saj kanë ndihmuar komunitetin rom me ushqime dhe veshje në këto ditë të vështira të pandemisë së korona virusit.

Qëllimi i kësaj nisme humane dhe sociale – thotë Millo – ishte përveç ndihmës direkte, kryesisht edhe te evidentoheshin nevojat dhe hapësira te reja per formim dhe punë për këtë komunitet të veçantë në qytetin e Elbasanit. Duket – shton Millo – se idete tona u mirëpritën nga konuniteti dhe unë kam bindje se do të mirepriten edhe nga autoritetet e Bashkise dhe partnerët e tjerë të Qendra e Integrimit Social Elbasan.

Millo përfundon se idete dhe projektet e propozuara nga institucioni që ajo drejton, kanë gjetur gjithmonë mbështetje nga Bashkia e qyetetit të Elbasanit dhe partnerë të tjerë.

Share: