Home KRYESORE Nga ish-ministrat e Berishës, tek çifti Fullani e Kuliçaj: 60 grupet e...

Nga ish-ministrat e Berishës, tek çifti Fullani e Kuliçaj: 60 grupet e ish-zyrtarëve që përfitojnë nga amnistia për legalizimin e pasurive dhe parave të pista

Nga Adriatik Doçi 

Report Tv publikoi një ditë më parë draftin e qeverisë për amnistinë fiskale, e cili i hap rrugë legalizimit të parave dhe pasurive të pajustifikuara me burime të ligjshme. Përpos emigrantëve, biznesit dhe qytetarëve të zakonshëm, nga amnistia përfitojnë edhe politikanët dhe ish-pushtetarët, të cilët mund të legalizojnë paratë e pista dhe pasuritë e korrupsionit. Më këtë draft, ish-pushtetarët jo vetëm legalizojnë paratë cash produkt të praktikave korruptive, sendet me vlerë, vilat, pallatet, restorantet, hotelet, makinat etj., por për herë të parë në historinë e pluralizmit do t’i shpëtojnë edhe ndjekjes penale, për pasuritë e paligjshme. Ata gjithashtu mund të sjellin dhe të legalizojnë në Shqipëri edhe paratë që mund të kenë fshehur jashtë vendit.Neni 6 i draftit përcakton qartësisht politikanët dhe ish-pushtetarët që përfitojnë nga amnistia dhe ata që nuk përfitojnë. Konkretisht, sipas nenit 6, do të përfitojnë nga amnistia edhe personat që nuk mbajnë më funksione publike gjatë tre viteve të fundit. Periudha trevjeçare do të llogaritet me datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Pra, nga amnistia fiskale dhe penale përfitojnë të gjithë ish-funksionarët që kanë të paktën 3 vite që janë larguar nga postet publike dhe që rrjedhimisht nuk janë më subjekte të ligjit për deklarimin e pasurisë. Report Tv, bazuar në draftin e amnistisë dhe nenin 3 të ligjit për deklarimin e pasurive, ka identifikuar 50 grupe ish-funksionarësh që mund të përfitojnë nga amnistia fiskale dhe penale. Duke u ndalur në kategoritë konkrete, nga amnistia mund të përfitojnë ish-ministrat e Sali Berishës gjatë mandatit të parë 2005-2009 dhe mandatit të dytë 2009-2013, të cilët gjatë tre viteve të fundit nuk mbajë poste të larta publike, që duhet të deklarojnë pasurinë. Përfitojnë Jemin Gjana, Ilir Rusmajli, Ferdinand Xhaferri dhe Spiro Kresa (i dënuar për korrupsion), nëse kanë para dhe pasuri të tilla. Ndërkaq, ish-ministrat Genc Ruli dhe Arben Imami u zgjodhën deputetë gjatë mandatit parlamentar 2013-2017. Ata mund përfitojnë nga amnistia vetëm nëse drafti hyn në fuqi pas muajit shtator 2020, pasi mandati i deputetit të Rulit dhe Imamit ka mbaruar në shtator 2017. Por, nga amnistia fiskale dhe penale përfitojnë të gjithë ish-drejtorët e tatimeve, doganave, pronave, shoqërive shtetërore, sekretarët e përgjithshëm të ministrive, drejtorët e degëve të ministrive etj., gjatë qeverisjes Berisha, por edhe gjatë qeverisjes PS-LSI deri në vitin 2017. Ky grup i ish-funksionarësh ka marrë të gjitha vendimet e përfolura si korruptive për përvetësim të pasurive publike, privatizime korruptive, tendera dhe koncensione. Nga amnistia mund të përfitojnë (nëse kanë para dhe pasuri të pajustifikuara) edhe çifti i bashkëshortëve Ardian dhe Arjana Fullani, i pari ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, i shkarkuar në vitin 2014 pas skandalit të vjedhjes së BSH, ndërsa Arjana Fullani ish-anëtare e Gjykatës së Lartë, e larguar nga drejtësia në qershor të 2017, duke i shpëtuar përballjes më Vetingun. Nëse amnistia hyn në fuqi pas datës 29 qershor 2020, zonja Fullani është përfituese, pasi është larguar nga drejtësia në 29 qershor 2017, çka përmbush kushtin e afatit 3-vjeçar të largimit nga funksioni. Nga ana tjetër, nuk përfiton ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, pasi është larguar nga drejtësia në fund të vitit 2017. Përfitues është edhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, de fakto drejtor i policisë dhe njeriu më i besueshëm i Sali Berishës, i akuzuar nga Dritan Prifti për trafikun me naftën virgine si dhe nga amerikanët për dekonspirim të aksioneve policore për kapjen e Dritan Dajtit. Gjithashtu, amnistia përfshin edhe ish-kreun e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, i akuzuar nga mazhoranca aktuale për skandalin e përgjimeve.Paratë dhe pasuritë e korrupsionit mund t’i legalizojnë edhe ish-kryetarët e komunave dhe sidomos kryetarët e bashkive që u mbaroi mandati në vitin 2015. Prokurorët dhe gjyqtarët që janë larguar nga drejtësia deri në qershor 2017, do përfitojnë gjithashtu.Ish-pushtetarët nuk kanë asnjë detyrim për të dhënë sqarime për mënyrën se si i kanë fituar paratë dhe se si kanë bërë pasuritë. Do të gëzojnë të drejtën e ruajtjes së sekretit si dhe nuk do të ndiqen penalisht. Por, ish-pushtetarët duhet të japin 5-10 % të parave dhe pasurive të korrupsionit, në këmbim të legalizimit të tyre. Ligji amnistisë do të jetë i vlefshëm deri në fund të vitit 2021.60 kategoritë përfitojnë nga amnistia, kusht mos mbajtja funksioneve të paktën 3 vitet e fundit1. Ish-presidenti i Republikës2. Ish-deputetet e Kuvendit3. Ish-kryeministrat 4. Ish-zëvendëskryeministrat5. Ish-ministrat6. Ish-zëvendësministrat7. Ish-kryetarët e bashkive8. Ish-kryeprokurorët9. Ish-krerët e KLSH10. Ish-avokati i Popullit11. Ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët12. Ish-krerët e ILDKPKI13. Ish-kryetarët dhe anëtarët e KQZ14. Ish-drejtorët e lartë dhe të mesëm të administratës15. Ish-prefektët dhe ish-kryetarët e këshillave të qarqeve16. Ish-krerët e SHISH17. Ish-drejtorët drejtorive në ushtri dhe SHISH18. Ish-komandantët e ushtrisë19. Ish-drejtorët e përmbarimit dhe të zyrave përmbarimore20. Ish-drejtorët e përgjithshëm të policisë dhe ish-zëvendësdrejtorët e policisë21. Ish-drejtorët drejtorët e drejtorive vendore të policisë22. Ish-drejtuesit dhe ish-oficerët e policisë gjyqësore23. Ish-drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e tatimeve24. Ish-drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e doganave25. Ish-drejtorët e drejtorive të tatimeve dhe doganave26. Ish-sekretarët e përgjithshëm të ministrive27. Ish-shefat e kabinetit të ministrive28. Ish-krerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave29. Ish-drejtuesit e të gjitha niveleve të kadastrave30. Ish-ambasadorët31. Ish-konsujt32. Ish-rektorët e universiteteve33. Të gjithë ish-zyrtarët që janë zgjedhur dhe emëruar nga Kuvendi34. Të gjithë ish-zyrtarët që janë zgjedhur dhe emëruar kryeministri35. Të gjithë ish-zyrtarët që janë zgjedhur dhe emëruar presidenti36. Ish-guvernatorët e Bankës së Shqipërisë dhe ish-zëvendësguvernatorët37. Ish-drejtuesit e KESH38. Ish-drejtuesit e OSHEE39. Ish-krerët e OST40. Ish-krerët e ERE41. Ish-drejtuesit e Albpetrol42. Ish-drejtuesit e ujësjellësve43. Ish-krerët e postës44. Ish-krerët e AKEP45. Ish-krerët e Autoritetit të Konkurrencës46. Ish-krerët e RTSH47. Ish-krerët e Institutit të Statistikave48. Ish-krerët e AMA49. Ish-krerët e AMF50. Ish-krerët e Departamentit të Administratës Publike51. Ish-krerët Komisionit të Shërbimit Civil52. Ish-komisionerët për mbrojtjen e nga diskriminimi53. Ish-krerët e Autoritetit Rrugor Shqiptar54. Ish-krerët e porteve55. Ish-krerët e SHKB56. Ish-ndihmësat ligjor të gjykatave të larta57. Ish-avokatët e Shtetit58. Ish-krerët e Agjencisë së Prokurimit Publik59. Anëtarët e APP60. Ish-krerët e Fondit të Zhvillimit
Share: