Home Gjeo-Ekonomia “Nga sot hyn në funksion rrjeti i përbashkët energjitik Kosovë- Shqipëri”

“Nga sot hyn në funksion rrjeti i përbashkët energjitik Kosovë- Shqipëri”

Kryeministri Edi Rama i ndodhur në një vizitë dy ditore në Kosovë po mban një konferencë për mediat në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në fjalë e tij Rama dënoi aktakuzat për krime lufte ndaj presidenti Thaçi dhe kryetari të PDK Veseli. Po ashtu, kryeministri njoftoi se nga sot hyn në funksion rrjeti i përbashkët energjitik i interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri.

“Lajm i mirë hyrja në funksion e rrjetit të përbashkët energjitik dhe të interkonjeksionit. Është i rëndësishëm që kur e filluam, dhe më pas e përfunduam, por ishte një sistem llampash me çelës të mbyllur. Dhe nga sot faktikisht hyn plotësisht në funksion”- tha Rama.

Kjo linjë e përbashkët do të krijojë një treg të përbashkët të energjisë elektrike mes Kosovës dhe Shqipërisë, një projekt i cili u fillua në 2016 dhe përfundua pikërisht sot sipas kryeministrit Rama./ Opinion.al

Share: