Home KRYESORE Një turmë pa heronj! Nga Irena Beqiraj

Një turmë pa heronj! Nga Irena Beqiraj

Winston Moseley, vdiq në burg në moshën 81 vjeç në vitin 2017. Ai ishte përdhunuesi dhe vrasësi i Kitty Genovese-s në New York në vitin 1964. Ajo nuk ishte një vrasje e zakonshme. Genovese u ndoq nga vrasësi i saj, i cili e sulmoi tre herë në rrugë, për gati 35 minuta. Ndërsa 38 nga fqinjët e saj vëzhguan ngjarjen nga dritaret e tyre.

Një artikull i publikuar në faqjen e parë të New York Times në atë kohë, do të fillonte kështu -“ Për më shumë se gjysmë ore 38 qytetarë të respektueshëm dhe zbatues të ligjit panë një vrasës të përdhunonte dhe qëllonte një grua në tre sulme të njëpasnjëshme në Kew Garden. Asnjë prej tyre nuk telefonoi policinë”.

Prodhuesit e lajmeve dhe komentatorët që nuk kanë munguar në asnjë kohë, ofruan gjykimet e tyre. Në atë kohë, në një letër të botuar në Times, shkuesi i saj fajësoi televizionin; një tjetër mendonte se fajtor ishte feminizmi. Sipas gazetës sovjetike Izvestia, ajo që kishte ndodhur ishte provë e “moralit të xhunglës” në Amerikë. Për shumicën e komentuesve fqinjët e Genovese-s nuk ishin gjë tjetër vecse prova e qartë mbi argumentin e vjetër sa vet civilizimi – që jeta urbane gërryen ndjeshmërinë morale dhe se bota moderne po shkon drejt ferrit.

Në vitin 1964 në Amerikë kishin ndodhur rreth 3990 vrasje, por asnjë nuk e tronditi shoqërinë amerikane sa vrasja e 28 vjecares Kitty Genevese. Në 20 vitet që pasuan, kjo ngjarje inspiroi më shumë studime akademike sesa edhe vet Holocausti. Etika dhe morali i shoqërisë amerikane ishin tronditur nga “apatia e kalimtarit”, e pagëzuar ndryshe si “Sindroma Genovese“.

Kjo histori e Amerikës së vitit 1964 tregon qartazi se rastet e përsëritura të dhunës mbi të miturat, nuk janë thjesht dhe vetëm, cështje mësuesish të pavëmendëshëm, policash të paaftë, prindërish të pakujdesshëm, ligjesh të munguara apo të cunguara. Ato janë shëmbëlltyra e një turme pa heroj, janë shembull i indiferencës shoqërore e cila është një gjendje ku në mënyrë të përsëritur ne si shoqëri nuk kujdesemi për atë cka ndodh rreth nesh.

Nxituam edhe këtë herë të gjejmë fajtorin dhe ndaluam sërisht tek fajtorët e vijës së parë, mësuesi prindi, drejtori polici , por si gjithmonë me vetëdije anashkaluam të pyesim veten sa herë secili nga ne është përpjekur për të ndihmuar, për të qënë në krah të më të dobtit ,apo atij që ka nevojë për mbojtjen tonë, për vendosmërinë tonë, për ndërhyrjen tonë? Le të tregohemi të sinqertë me veten. E përditshmja jonë, si drejtues, kolegë, pedagogë,mësues, prind, është mbushur plot me raste të vogla e në dukje të pa rëndësishme, ku e kemi lënë më të dobtin të vetëm në luftën apo hallin e tij. Mësuesi, drejtori, polici, politikani, ministri, nuk u importuan, janë projkesion i kësaj shoqërie edhe mentaliteti i tyre patjetër do të reflektohet edhe në përmbushjen e detyrës.

Për më tepër indiferenca jonë shfaqet në grup. Kur shohim që të tjerët janë indiferentë dhe apatikë, atëherë i imponojmë vetes po të njëjtën sjellje si pjesa tjetër. A e dini ku është vendi dhe koha më e papërshtatshme që makina t’ju prishet në rrugë? Në anë të një autostrade gjatë orarit të pikut. Me qindra makina do të kalojnë aty pa u ndalur. Ato drejtohen nga mendje që më së shumti mendojnë që “dikush tjetër do të ndalet dhe do ta ndihmojë nevojtarin” ose askush nuk po ndalet pse duhet të ndalem unë? Indiferenca është sëmundje ngjitëse,ndaj shkollat,​​ komunitetet, lagjet tona, institucionet tona ,janë të infektuara nga indiferenca dhe apatia.

Padyshim që jemi të prekur e të indinjuar, urrejmë dhunuesin, nuk do të ngopeshim ta shikonim edhe në litar, “mostrat si ai nuk meritojnë të jetojnë“, jemi të keqardhur dhe të ligështuar për të miturën. Mallkojmë ato që ishin sipas arsyetimit tonë, të ngarkuar me përgjegjësi për të ndihmuar minorenen. Por asnjë nga këto emocione nuk e c’bën situatën edhe nuk përmirëson të ardhmen. Emocionet edhe kësaj radhe do kalojnë shpejt duke na lënë sërisht secilin nga ne jo vetëm në rrezik por dhe krejtësisht të vetëm, antarë të një turmë indifente pa heronj.

Emocioninet nuk na bëjnë të gatshëm të përfshihemi në vendime dhe veprime komplekse, të cilat kërkojnë një dozë të konsideshueshme të përgjegjësisë shoqërore. Pas ngjarjes së 1964 Shtetet e Bashkuara miratuan ligjet e Detyrimit për të Shpëtuar, me qëllim inkurajimin e ndërhyrjes. Megjithë prirjen dhe rutinën e zakonshme për ti zgjidhur problemet me Ligj, këto të fundit nuk mund të imponojnë karkarteristikat e një shoqërie, si dhe nuk mund të në trsformojmë dot individin nga indiferent në një individ që vepron. Të jesh në turmë personi që ndërhyn kërkon karakter guximin e nevojshëm që të shtyn që me dëshirë të marrësh përgjegjësi për të vepruar në emër të mirëqenies së të tjerëve. Lipset të kurojmë indiferencën. Do kohë është e vështrië por jo e pamundur të edukush karaktrin edhe guximin e një shoqërie .

Share: