Home KRYESORE Pasuria e Veliajt, sa është vlera e parave që ai deklaron në...

Pasuria e Veliajt, sa është vlera e parave që ai deklaron në bankë?

Në deklaratën fillestare të pasurisë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaronte një apartament në të cilin ishte pronar 100% dhe disa llogari bankare të cilat i posedonte së bashku me të shoqen në vlerën 50%. Është fjala për një llogari bankare në vlerën rreth 12 mijë euro dhe dy automjete me vlerë 29 mijë euro. Në vitin 2014 bashkëshortja realizon një kontratë sipërmarrje, për ndërtim ap. 171 m2 plus verandë me vlerë 88. 641euro, si palë në sipërmarrje me Agi-Kons shpk dhe ku pjesa takuese ishte 33%.

Në vitet që pasuan me ndryshimet dhe shpenzimet në jetën familjare të çiftit, duket se ajo që shtonte më shumë llogarinë bankare është bashkëshortja e Veliajt, Ajola.

Sipas një përllogaritjjej të përafërt, Veliaj posedon në llogaritë e tij bankare rreth 5 milion lekë, dërsa Ajola pak më shumë se 10 milionë. Në vitin 2015 ata kanë marr një kredi prej 6 milionë lekësh të reja, me afat deri në vitin 2030./Opinion.al

Share: