Home KRYESORE PËRJETËSIA E GJUHËS SHQIPE QË NGA FILLIMI (Sa e vjetër është gjuha...

PËRJETËSIA E GJUHËS SHQIPE QË NGA FILLIMI (Sa e vjetër është gjuha shqipe dhe pse?)

Nga Saimir A. Lolja

Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Blvd. Zogu I, Tiranë 1001, Shqipëri
Përmbledhje
Në fillim, njeriu ka një gjuhë dhe pastaj e len…gjuhën ose jo. Gjuhë natyrore shqip domethënë të përdorësh gjuhën në gojë për të shqiptuar fjalët. Përjetësia e Shqipes (Speech, ang.) gjuhës shqipe qëndron tek fjalët e saja që janë në vetvete shprehje fjalore, pjesë fjalie ose fjali të shkurtra. Edhe gjuha shqipe edhe ato jo-shqipe ose len…gjuhët (lan…guages, ang.) i mbartin këto lloj shprehjesh fjalore, duke vërtetuar kështu përjetësinë natyrore të Gjuhës Shqipe.
Shqipja (The Speech, ang.) ka patur të folura e të shkrojtura vendore dhe shkollore në lashtësinë e tej largët. Prandaj forma të ndryshme të shkrimit të Shqipes ndeshen tani. Forma shkollore, ngase ka qenë në përdorim të përgjithshëm dhe më pas është mbartur në shkrimet dhe librat e len…gjuhëve, është ruajtur e pandryshuar. Copëzat e saja sado të vogla lexohen lehtas dhe kuptohen menjëherë nëpërmjet Shqipes së sotme.
Shqipja (The Speech, ang.) ishte shtresa e parë në hapësirën Euro-Mesdhetare. Ajo ishte Shqipja e Nëfillimëve (The Speech of Nephilims, ang.). Shqipja e sotme mund të përdoret për të lexuar dhe kuptuar edhe fjalët në gjuhët e tjera edhe shkrimet e lashta.
Fjalët kyç: Gjuhë, Nëfillim, Speech, Shqip, Albanian, Pellazgët, Arbëresh 1. Hyrje
Tek e vërteta shkohet me fakte të lidhura dhe arsye, sepse faktet vetëm nuk mjaftojnë. Akoma më shumë faktet nga e shkuara humbin vlerë kur me qëllim iu mvishet një lexim apo kuptim i caktuar. Prandaj gërmimi për dije kërkon logjikën shkencore si mjet për qëllim. Një e vërtetë logjike është një pohim i cili mbetet i vërtetë nën të gjitha këndvështrimet dhe vërtetohet vetëm në mënyrë natyrale. Sipas mendimtarit të gjithanshëm Gottfried Wilhelm Leibniz (1646-1716), e vërteta që rrjedh prej arsyetimit dhe shpjegimi i saj zbulohet nga shqyrtimi i pjesëve dhe ideve gjithnjë e më të vogla derisa të shkohet në rrënjën e fjalës ose çështjes nën studim. [1, 2]
Shqipja (The Speech, ang.) pasaktësisht njihet si “Albanian lan…guage” në vend të “Albanian tongue” në anglisht. Ajo që trashëgohet në lidhje me shqiptarët dhe shqipen (speech, ang.) është një errësirë në dije, kuptim dhe përfytyrim të së shkuarës. Paqartësia fillon me prekjen që shqipfolësit e quajnë veten shqiptarë kurse të huajt i quajnë ata Albanians. Errësira shtohet më shumë edhe nga hutimi që sjell rryma mbizotëruese e shpjegimit të së shkuarës së largët vetëm me lëvizje popullatash pushtuese të cilat e shfarosin popullatën vendase, mohim të atyre vendase, paragjykim të lashtësisë si një periudhë kur mungonte zhvillimi, dhe shtjellim të çdo gjëje apo sendi të lashtë vetëm nga pikëpamja fetare. Prandaj, çështja nuk është nëse ka patur shqip e shqiptarë në të shkuarën apo jo. Çështja është se të shkuarës së largët nuk i kanë rënë rrezet e dritës në mënyrë të plotë dhe kjo nënkupton domosdoshmërinë me e ndriçuar të shkuarën shqiptare, europiane e mesdhetare.
Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed
1

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019)
Prandaj, qëllimi i këtij kërkimi është të hetojë nëpërmjet prekjeve, arsyetimeve, dhe krahasimeve shtrirjen e Shqipes (Speech, ang.) në të shkuarën. Meqenëse ky studim analizon Shqipen shumë thellë në kohën e shkuar, rrugëtimi shkencor do jetë jo i zakonshëm. Hetimi fillon me Kohët e Errësirës dhe lindjen e gjuhës Bizantine. Analiza në këtë studim përdor themelet shkencore të shkencës së Gjuhësisë (Lin…Guistics, ang.), Shqipen e sotme, librat e shenjtë të vjetër, emërtimet e vendeve, dhe gjuhët Latine, Bizantine dhe Anglishte.

  1. Kohët e errësirës
    Errësira parë ishte ajo e shekujve V – XV, e cila mbuloi Europën dhe filloi me botimin e librit Mythologiæ në latinisht nga autori Fabius Planciades Fulgentius në shekullin V e.s. [3]. Errësira filloi me prishjen e tërë shkollave dhe universiteteve romake dhe zhdukjen e tërë librave dhe bibliotekave. Domethënë errësira filloi me Marrëveshjen e Milanos në vitin 313 për ta shndërruar perandorinë romake në perandoritë fetare të krishtera të Perëndimit dhe të Lindjes, ku pati vetëm manastire e kisha. Ajo perëndimore vazhdoi deri në vitin 476, kurse ajo lindore deri në vitin 1453. Ndër manastire qëndronin murgjërit të cilët ishin të vetmit që dinin shkrim e këndim. Ndarja e perandorisë romake në atë të lindjes dhe perëndimit, si dhe mbarimi i asaj perëndimore, e shtuan errësirën akoma më shumë.
    Përkthimet e fjalës Mythologiæ janë: Mythologiæ (lat.) = The Science of Lie (ang.) = Shkenca e Gënjeshtrës (shqip). Ay libër qe burimi kryesor i murgjëve për fshirjen e kujtesës së përbashkët për historinë e shkuar të afërt dhe për të ushqyer mendjet me përfytyrimin e pasaktë të lashtësisë. Në kisha priftërinjtë udhëzonin turmat e popullatave të pashkolluara çfarë të dinin e si të mendonin vetëm me rrëfime nga Dhiata. Për çdo xixë mendimi ndryshe Inkuizicioni i shekujve XII-XIX e dënonte njeriun me tortura dhe djegie në turrën e druve.
    Për të freskuar Shkencën e Gënjeshtrës në kushtet e Rilindjes Europiane që pat filluar t’i ndizen dritëzat që në shekullin XIV, autori italian Natalis Comes boton në vitin 1567 në Venecie librin me dhjetë vëllime me të njëjtin titull Mythologiae. [4] Të njëjtin shërbim kreu edhe ky libër i cili që nga ajo kohë u bë burimi Mitologjisë (alb.) klasike, e thënë shqip, burimi i zbatimit të Shkencës së Gënjeshtrës për të fshirë kujtesën e përbashkët të saktë të breznive të reja mbi lashtësinë dhe për ta zëvendësuar atë me një përfytyrim të pasaktë.
    Pati kohë të mjaftueshme në Errësirë e shekujve V – XV me djegur libra, shkolla e biblioteka, me fshirë kujtesën popullore e shkollore, me rrafshuar qytete, kështjella, rrugë e qytetërime, me mbuluar me dhe vende e gjurmë, me shfarosur numër të madh njerëzish, me ndryshuar emrat e njerëzve dhe emërtimeve gjeografike. Dhe njëkohësisht pati kohë të tepërt me shpikur disa libra të paktë ose me rishkrojtur shumë herë sipas dëshirës ca libra të tjerë, e gjithmonë me natyrë fetare.
    Errësira e dytë ishte ajo e shekujve XV – XIX, e cila mbuloi Gadishullin Ilirik të pushtuar nga perandoria osmane. Ajo vazhdoi për inerci mbi trojet shqiptare në shekullin XX dhe u shtua prej errësirës sllavo-barbare. Prandaj, Errësira e dytë në shekujt XV-XX që pllakosi trojet shqiptare ose ruajti cipën e trashë të errësimit bizantin ose e trashi atë me cipat e saja osmane-arabe dhe sllavo- barabare. Çfar kishte mbetur pa u sheshuar me tokën apo pa u djegur u plotësua në Errësirën e dytë. Gjithashtu, shtrembërimi në përfytyrim i së shkuarës u edukua në shekullin XX. Shekulli XXI është shekulli i zgjimit dhe ndriçimit të mendjes shqiptare.
    Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed
    2

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019)

  1. Një ngatërresë lindore në përfytyrim
    Perandoria romake, zyrtarisht e filluar në vitin 27 p.e.s., pati latinishten si len…gjuhë të bashkimit dhe ndërlidhjes. Perandoria romake kishtare perëndimore dhe pas vitit 476 e.s. kishat perëndimore ruajtën latinishten për librat fetarë, që gjithashtu ishin të vetmit që lejoheshin në qarkullim.
    Priftërinjtë bizantinë vëllezër Cyril dhe Methodius rithurën në vitin 863 Abecenë Glagolitike. [5] Ajo, duke u përshtatur në kohë dhe hapësirë, u fut në përdorim e mori forma të ndryshme në kishat lindore. Perandoria romake kishtare lindore u nda përfundimisht nga ajo perëndimore në vitin 1054 dhe e ndërpreu plotësisht përdorimin e latinishtes.
    Patriarkana e krishterë ortodokse në Qytetin e Konstandinit (Stambolli i sotëm) e ndërtoi len…gjuhën e vet bizantine mbështetur edhe në gërma para latine të rajonit të Detit Mesdhe; më së shumti prej shtresës ilirike. [5] Gjithashtu, ndërsa fjalët latine në Perëndim përdornin prapashtesën -us, len…gjuha Bizantine në Lindje i dalloi fjalët e saja me prapashtesën -os. Duke u dalluar plotësisht nga latinishtja e Perëndimit, ajo u bë len…gjuha zyrtare kryesore e perandorisë romake fetare lindore. Kjo perandori vazhdoi deri në vitin 1453.
    Në vitin 1830, perandoritë e Britanisë, Francës e Rusisë krijuan principatën fetare të njohur me emrin “Greqi”, me sipërfaqe sa 1/6 e Greqisë së sotme. Si për një shtet fetar, në thelb si për një shëmbëlltyrë të ish-perandorisë së krishterë lindore, Patriarkana e krishterë ortodokse në Stamboll caktoi që len…gjuha zyrtare e “Greqisë” të ishte ajo bizantine e vetë Patriarkanës.
    Si flamur për shtetin fetar “Greqi”, perandoria britanike zgjodhi flamurin e vitit 1700 të sipërmarrjes së madhe tregtare “British East India Company”. Sepse ay flamur e kishte kryqin për principatën fetare “greke” dhe vetëm ngjyra u ndryshua nga e kuqe në blu. [6]
    Si rrjedhim, dhe për shkak të propagandës nga tifozët e dëshiruar të një “Greqie” të lashtë, ndodhi dhe ngatërresa mendore: ngase shteti u quajt “Greqi”, len…gjuha zyrtare në të u quajt gabimisht “greqisht”. Dhe qëllimisht dhe gabimisht tifozët e dëshiruar të një “Greqie” të lashtë dhe të vetëquajturit “grekë”, duke u kthyer mbrapsht në kohë, quajtën e quajnë ”greke” tërë perandorinë romake lindore dhe tërë historinë para-romake.
    Priftërinjtë e krishterë ortodoksë në Lindje qenë shkruesit, folësit, përhapësit dhe mësuesit e len…gjuhëve të reja për popullatat që zotëronin. Në “Greqi”, gjuha e popullit ishte ndryshe nga ajo e kishës. Popullata ishte arbanase, arbanite (arvanite, biz.) dhe gjuha e saj ishte shqipja. Edhe tani popullata vendase, veçanërisht të moshuarit, flasin shqip. Edhe nën sundimin e perandorisë romakë fetare lindore edhe në atë të perandorisë osmane banorët në atë që quhet sot “Greqi” flitnin shqip dhe e quanin veten ose i quanin romakë, romanë, romaioi ose romioi. Veçse propaganda nga perandoritë europiane në shekullin XIX krijoi përrallën e një “Greqie të lashtë të populluar nga njerëz të bukur, të gjatë, flokëverdhë, të urtë, që përfaqësonin përsosmërinë”. Dhe ia veshi atë përrallë “greke të lashtë” popullatës vendase shqiptare duke e quajtur atë popullatë “greke”. [7]
    Domethënë, komb “grek” apo “helen” nuk ka, nuk ka patur ndonjëherë. Po të lexohet historia e shkruar dhe të vështrohen hartat e shkuara nuk ndeshet që të ketë patur ndonjëherë shtet “Greqi” e “grekë” apo “Hellas” e “helenë” apo ndonjë lloj perandorie “greke” e perandorë “grekë”. Në tërë periudhën e Republikës apo Perandorisë Romake nuk ka patur ndonjë provincë ose rajon me emrin “Greqi” apo “Elláda”. Në to ndeshen emrat Illyria, Prefecture of Illyricum, Macedonia dhe Epirus, por jo “Greqi” apo “Elláda”. [8]
    Vetëm në periudhën fundshekulli VII – fundshekulli XII qe një provincë e perandorisë romake lindore që quhej Theme of Hellas (ang.) e cila qarkonte disa copëza të Greqisë së sotme. Emërtimi qe i rastësishëm, vetëm për qëllime luftarake perandorake kundër dyndjeve sllave, dhe pa lidhje kulturore e gjuhësore me vendasit Arbanas – Arbanitë – Arvanitë – Shqiptarë. [9]
    Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed
    3

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019)
Perandoria romake lindore e krishterë qe perandori romake e krishterë ortodokse dhe jo “greke”. Perandorët e saj qenë nga vende të ndryshme, p.sh. Iliria, Siria, Bullgaria, etj. Në qofte se do ishte krijuar një shtet me len…gjuhën perandorake latine, atëherë a do te quhej ai komb latin me len…gjuhë kombëtare latine?
Gjithashtu për nga emri, nuk ka patur, për shembull, Itali, Shqipëri, Gjermani, Francë, Turqi ose Egjypt të lashtë. Vendet dhe popullatat kanë qenë organizuar ndryshe dhe emrat e tyre kanë qenë ndryshe. Edhe Egjypti i sotëm në lashtësi quhej Nubia. Atëherë, pse duhet të ketë “Greqi të lashtë”?!
Në dy shekujt e kaluar, shumë shkrime të lashta të gdhendura mbi gur dhe poçe janë mëtuar se përfaqësojnë gjuhën “greke të lashtë”. Gjuha Bizantine, domethënë gjuha greke e sotme, nuk ndihmon për të lexuar, shqiptuar dhe kuptuar gjuhën e dëshiruar “greke të lashtë”. Format, qëllimet, dhe renditja e fjalëve (domethënë, gramatika e saj) dhe formimi i shprehjeve e fjalive (domethënë, sintaksa e saj) të “greqishtes së lashtë” janë të pakuptimta për greqisht-folësit e sotëm, pavarësisht se disa germa mund të duken të ngjashme.

  1. Gjuhësia si shkencë
    Dëshmia për vjetërsinë e një të folure të shkruar janë ose shkrimet e ngurta ose librat e vjetër. Gjuhësia si shkencë filloi në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Si në shkencat e tjera, cilësia e kërkimeve shkencore në gjuhësi varet nga vërtetësia e matjeve eksperimentale, cilësia e mjeteve matëse, këndvështrimi dhe qëllimi i tyre.
    Shtyllat kryesore të gjuhësisë si shkencë janë: Gramatika – rregullat e ndërtimit të rrënjës së fjalisë, shprehjeve e fjalëve; Morfologjia – rrënjët, pjesët e fjalëve, dhe marrëdhëniet ndërmjet fjalëve; Sintaksa – parimet e ndërtimit të fjalisë; Fonologjia – organizimi i tingujve; Fonetika – lidhja tingull- shenjë; Semantika – kuptimi i pranuar për shprehjet, fjalët e shenjat; Pragmatika – lidhja përmbajtje- kuptim, përçimi i kuptimit; Antropologjia – gjuha si nevojë e shoqërisë dhe pjesë e kulturës.
  2. Në fillim ke gjuhën pastaj e len…gjuhën ose jo
    Në fillim njerëzit patën një gjuhë. Më pas, disa e mbajtën e disa jo. E folura kryhet fizikisht nëpërmjet gjuhës (sermone, lat.; tongue, ang.; sprache, gjer.) që njeriu ka në gojë. Prandaj në shqip thuhet “Ai flet gjuhën…”. Domethënë, ai flet sipas gjuhës ose shqipton duke përdorur gjuhën e programuar nga natyra për atë qëllim. Dhe, ai që e ka lënë…gjuhën (lin…gua, lat.; lan…guage, ang.) flet lin…gjuhën ose len…gjuhën. Domethënë duhet ta kesh gjuhën në fillim dhe pastaj e len…gjuhën ose jo.
    Ky është vërtetim se gjuha shqipe ka qenë ose ka mbirë para len…gjuhëve të tjera. E thënë me një shembull, në fillim kanë qenë emrat shqip Gjon e Gjergj dhe pastaj kanë dalë emrat jo-shqip Giánnis e Geórgios ose John e George. Sepse, përndryshe do të ishin në shqip edhe emrat Gjon e Gjergj edhe emrat Janis e Jorgios edhe Xhon e Xhorxh.
    Kjo përputhet edhe me përfundimin e pranuar nga Prof. Luigi Luca Cavalli-Sforza në librin e tij “Gjenet, Popujt dhe Gjuhët”. Aty, në Figurën 13, faqe 164, Shqipja (Speech, ang.) është gjuha më e vjetër me moshë mbi 9000 vjet, domethënë si e para gjuhë e mbirë krahasuar me len…gjuhët e tjera të grupuara në modelin e të folurave Euro-Indiane; luteni të shihni Figurën 1. [10]
    Periudha akullnajore në Europë llogaritet 25’000-13’000 vite më parë. Gjetjet arkeologjike kanë treguar se pas saj jeta filloi të rigjallërohet. Rreth 10’000 vite më parë njerëzit filluan të merren me bujqësi, domethënë pjell-ar-gët, tokarët, ar-bërë-sit, arbëreshët ose ar-bana-sit filluan ta rikthejnë tokën
    Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed
    4

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019)
në arë bujqësore. Akoma në shqipen e sotme, ai që merret për të punuar arën (tokën bujqësore) quhet “argat”. E vërtetë sepse kultura kombëtare, ku bën pjesë edhe e folura edhe arti i veshjes, trashëgohet gjenetikisht. [10] Kurse fjala shqipe “pjellargët” është futur në përdorim e lexuar jo-saktë si “pellazgët” (pelasgians, ang.) prej autorëve jo shqiptarë.
Të folurat janë si lulet e jetës që mbijnë mbi një shtresë të vetme ose të përbashkët. Ky këndvështrim është në harmoni me urtësinë e lashtë të Lules së Jetës mbi Tokë. Nga pikëpamja gjeometrike, Lulja e Jetës jep harmoni të plotë të përpjesëtimeve që përmban. Nga ajo dalin Pema e Jetës, Veza e Jetës, Fara e Jetës, Fruti i Jetës, sfera, trupat e ngurtë Platonikë, thyesa e artë e numrave, gjeometria e shenjtë, etj. [11] E shpjeguar me një shembull të ngjashëm natyror, lulja Narcissus poeticus futet shkencërisht brenda familjes Amaryllis të luleve dhe kjo nuk domethënë se Narcissus poeticus ka lindur nga, bie fjala, Amaryllis belladonna.
Figura 1. Pema e gjuhëve. [10]
Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed
5

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019)

  1. Mbartur në gjuhën e vet
    Dy mijëvjeçarët e fundit të pushtimit të trojeve arbërorë nga perandoritë romake dhe osmane qenë të mjaftë për të mbuluar ose fshirë pothuaj çdo gjurmë të dukshme të shqipes së shkruar ose të skalitur. Megjithatë gjuha shqipe ka një veti që e bën atë të përjetshme, sado pak të dallohet diku. Edhe në të folurën e të shkrojturën e sotme, Shqipja (The Speech, ang.) përmban shumë fjalë që në vetvete janë pjesë fjalie me kuptim të qartë gramatike, morfologjik, sintaksor, fonologjik, fonetik, semantik, pragmatik e antropologjik. Vetëm një që është shqiptar i lindur mund t’i dallojë ato fjalë lehtësisht. Ca shembuj jepen në Tabelën 1.
    Shqip
    Pjellar Pjellarg Arbëra Arbana Arbër / Arbëresh Arbërës Arbëria
    Tokare Gadishull Humbner(ë)
    Ilir Iliri Elira Saimir Samir
    Zbërthimi Pjell ar
    Pjell ar-g Ar bëra Ar bana Ar bër [ës]
    Ar bër ës Ar bër ia
    Tok(ë) ar e Gati ishull Humb në er(ë)
    I lir/lirë
    I liri
    E lira
    Sa i mir(ë) Sa mir(ë)
    Latinisht
    Facite ergo arabilis et Qui facit terram arabilem Ego feci terram arabilem Ego feci terram arabilem Qui facit terram arabilem
    Illi qui faciam terram arabilem Dominium Arbëreshes, qui agricolae terram
    Arabilis
    Paene insula
    Evanescet in aere / ventum [cadit in abyssum irent] Liberi
    Liberus
    Libera
    Quam bonum
    Quam honestus
    Anglisht I produce arable land
    He who produces arable land. I made arable land.
    I made arable land.
    He who makes arable land.
    They who make arable land. The dominion of Arbëreshes, of land farmers.
    Arable land
    Almost an island
    Disappear in air/wind [falling in the abyss].
    Free
    The free (mashk.)
    The free (fem.)
    How good (mashk.)
    How well
    Tabela 1. Shembuj të shprehjeve fjalore në gjuhën shqipe.
    Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed
    6

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019)

  1. Gërmimi në len…gjuhë
    Vetia e Shqipes (Speech, ang.) për të patur fjalë që në vetvete janë pjesë fjalie ose shprehje me kuptim të qartë e të plotë ka bërë që ajo të mbetet e pandryshuar në jetë të jetëve. Domethënë, mund të zhduken libra e shkrime në shqip por e folura e trashëguar dhe fjalët apo shprehjet e mbartura në len…gjuhët e tjera mjaftojnë për të rilindur ose rigjallëruar shqipen e plotë.
    Fjalët apo shprehjet në shqip ndeshen në të tjerat len…gjuhë në të paktën në kontinentin europian dhe pellgun mesdhetar edhe në shkrime edhe në emërtime vendesh. Prania e shprehjeve shqip në formën e fjalëve në vendet dhe në të tjerat len…gjuhë vërteton se pjesët e gjuhës shqipe:
    (1) Janë lënë të harruara pa u mbuluar përgjatë historisë, dhe ashtu janë ruajtur në origjinal. Rastet e shqyrtuara më poshtë si emërtime vendesh e pohojnë këtë gjë.
    (2) Ose janë marrë çdoherë në përdorim për shkak të përmbajtjes së saktë të tyre.
    (3) Ose janë marrë në përdorim duke u ndryshuar porse çdoherë fillesa shqipe iu është ruajtur.
    (4) Ose, edhe nëse janë marrë në përdorim rastësisht nga të tjerat len…gjuhë të mëvonshme, ajo gjë
    vërteton praninë shumë më të hershme të gjuhës shqipe dhe një qytetërimi udhëheqës shumë të zhvilluar që fliste Shqip (Speech, ang.), domethënë Gjuhën Hyjnore.
    Gjuha shqipe e tanishme ka në përdorim fjalë jo-shqipe të ngecura rastësisht ose me forcë nga pushtuesit përgjatë 2000 vjetëve të shkuara. E megjithatë, gjuha shqipe nuk ka ndryshuar sepse ajo i përshtat ato fjalë në Albanisht. Prania e fjalëve dhe shprehjeve fjalore që lexohen shqip në len…gjuhët e kontinentit europian dhe pellgut mesdhetar, dhe përtej:
    (1) Përjashton marrjen e shprehjeve fjalore shqipe nga tërë len…gjuhët sepse shqipfolësit nuk kanë qenë ardhacakë pushtues të të gjithëve.
    (2) Vërteton se shqipfolësit kanë qenë vendas të paktën në kontinentin europian dhe atë mesdhetar, dhe të pranishëm tek shkollarët gjithmonë. Për shembull, bujqit e parë Tokarë (Tochari, lat., Tocharian, ang.) në shekujt XX p.e.s. – VIII e.s. në Rrafshnaltën Tarim në Kinën perëndimore qenë racë europiane. [12, 13] Përshkrimi i tyre qe në shqip: Tok(ë) ar-ë. Lidhja e tanishme me Tokarët është popullata Hunzake, e cila jeton në Luginën e Hundëzës/Hunzës, në Pakistan, pranë Rrafshnaltës Tarim. Si racë, ajo popullatë është europiane. Në kulturë, ajo ngjason më shqiptarët. Gjuha e tyre ka ruajtur shumë fjalë, fjali të shkurta dhe shprehje fjalore të Shqipes. [14-16]
    (3) Tregon se ka patur një qytetërim të zhvilluar më të hershëm Shqip nga ku janë marrë fjalët e duhura për të hartuar len…gjuhët.
    (4) Vërteton se kalimi nga Shqipja (The Speech, ang.) në të tjerat len…gjuhë ka pas ruajtur rrënjët gramatikore duke i mbartur të ngrira fjalët dhe shprehjet fjalore nga Shqipja. Kjo gjë sqaron edhe përputhshmërinë themelore të fjalëve Shqip (Speech, ang.) me ato në anglisht, dhënë në Tabelën 2.
    Nr. Gërma
    1 A 2 B
    3 C
    4 Ç
    5 D 6 DH
    Fjala Ang.
    Uncle Bull Its Chick Door That
    Fjala Shqip
    Ungj Bull
    I tij / saj Çikë Der(ë) Atë
    Latinisht
    Patruus Taurus Eius Puella Ostium Quod
    Bizantine ose Greke
    Thios Tavros Tou Kopella Thira Afto
    Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed
    7

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019)
7 E
8 Ë
9 F
10 G
11 GJ
12 H
13 I
14 J
15 K
16 L
17 LL
18 M
19 N
20 NJ
21 O
22 P
23 Q
24 R
25 RR
26 S
27 SH
28 T
29 TH
30 U
31 V
32 X
33 XH
34 Y
35 Z
36 ZH
Eight
Per
Flock Gurgle Legion Hunger Languish Iam
Dark Light
Pull Major Night Onion Copy Plough Stockyard Desire Narrow Super Shawl Trunk Three You
Vine
Adze Jacket Étude (fre.) Zeal Vision
Tet(ë) Për
Flok Gurgulloj Legjon Hangër Lëngoj Iam Dark(ë)
I leht(ë) Tërheq Madhor Nat(ë) Qep(ë) Cop(ë) Plug Vath(ë) Dëshir(ë)
I ngusht(ë) Sipër Shall Trung
Tre
Ju
Ven(ë) Sqepar Xhaket(ë) Studim
Zell Fushpamësi
Octo
Per
Gregem Singulto Legio
Fames Aegroto
Ego sum Tenebrosi Levis Attrahendam Major
Nocte Cepa Exemplum Aratrum Stabulatio Cupiditas Angusta Eximius Palliolum Truncus Tres
Vos Vinum Tondeo Paenulam Stude Zelus Visio
Okto
Ja
Mali Kelaryzo Legeonas Pina Eksastheno Ime Vradhi Elafros Elko Mizon Nihta Kremidhi Antigrafo Arotro Stani Thelisi Stenos Yper
Salli Kucuro Tria Esis Inos Skepari Sakaki Spudi Zillos Orama
Tabela 2. Fjalët e krahasuara për çdo germë të Abecesë Shqip.
Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed
8

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019)

  1. Mbartur tek librat e shenjtë
    Dhiata e parë është Dhiata Hebraike e quajtur Tanakh në hebraisht dhe shkrimet e lashta fetare janë përmbledhur në 24 libra. Ajo ndahet në tre pjesë: Torah (5 libra), Nevi’im (8 libra), Ketuvim (11 libra). Dhiatë e Vjetër quhet pjesa e parë e Dhiatave të krishtera, e shkruar duke u mbështetur në Dhiatën Hebraike. [17,18]
    Libri i parë në Torah quhet “Në Fillim” (Bereishit, hebr.) dhe në Dhiatën e Vjetër ai quhet “Zanafilla” (Genesis, ang.). Vetë fjala Bereishit tingëllon shqip: “Bërë ishit / sit”, sepse në këtë libër të parë jepet krijimi i natyrës dhe jetës në fillim. [19] Kalendari hebraik e fillon krijimin e jetës në vitin 3761 p.e.s. Në këtë libër shkruhet si më poshtë [20, 21]:
    Zanafilla 1:1 – Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.
    Zanafilla 6:4 – Kishte nëfillimë mbi tokë në ato kohë, madje edhe më vonë, kur bijtë e Perëndisë iu afruan bijave të njerëzve dhe këto u lindën atyre fëmijë. Ata janë heronjtë që jetuan në kohët e lashtësisë, janë njerëzit e famshëm të atyre kohëve.
    Zanafilla 11:1 – Dhe tërë toka fliste të njëjtën gjuhë dhe përdorte të njëjtat fjalë.
    Zanafilla 11:6 – Dhe Zoti tha: Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t’i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë.
    Libri i katërt në Torah titullohet “Në Shkretëtirë” (Bamidbar, hebr.) dhe “Numrat” në Dhiatën e Vjetër. Në të shkruhet [20, 21]:
    Numrat 13:33 – Dhe aty pamë nëfillimët (pasardhësit e Anakut rrjedhin nga nëfillimët), përballë të cilëve na dukej se ishim karkaleca, dhe kështu duhet t’u dukeshim atyre.
    Duke e analizuar nga këndvështrimi gramatik, morfologjik, sintaksor, fonologjik, fonetik, semantik, pragmatik e antropologjik, fjala “Nëfillimët” për nga vendndodhjet e përdorimi i saj është në mënyrë të pastër shprehje shqipe. Fjala “nëfillimët” është në fillim të rrëfimit në librin e parë të shkruar për Zanafillën e Origjinës, është në fillim të fillimit të Krijimit. Ajo ripërmendet edhe në librin e katërt. Ajo fjalë është aty ku e kur përshkruhen njerëzit në fillim të krijimit të jetës mbi Tokë, njerëzit e fillimit, domethënë nëfillimët. Kudo flitej e njëjta gjuhë në fillim, gjuha e nëfillimëve, domethënë shqip (speech, ang.).
    Titujt e pjesës së dytë e të tretë të Dhiatës Hebraike përkthehen nga hebraishtja Nevi’im = Profetët dhe Ketuvim = Shkrimet. Të dy këto tituj tingëllojnë shqip sepse ato lexohen shqip dhe japin kuptim të saktë për çfarë përfaqësojnë si tituj e përmbajtje në hebraisht. Tetë librat Nevi’im janë librat e (Ne!) profetëve, thëniet e të cilëve vijnë (Ku?) në shkrimet e tyre.
    Nevi’im = Ne vim = Ne vijmë = Ne [profetët] vijmë = We [the prophets] come (ang.).
    Ketuvim = Këtu vim = Këtu vijmë = Këtu [në këto shkrime] vijmë = Here [in these writings] we come (ang.).
    Libri i Mormonit është një tekst i shenjtë i Lëvizjes së Ditës së Shenjtë të Mëvonshme i ngjashëm me Dhiatën dhe botuar për herë të parë në Mars 1830 në ShBA. Në hyrjen e librit flitet për dy gurë të shenjtë të quajtur Urim dhe Thummim të ngjitur në gjoksoren e parashikuesve të lashtë. [22] Fjalët Urim dhe Thummim ndeshen shtatë herë në Dhiatën e Vjetër. [23]
    Shpjegim apo kuptim të saktë për këto dy fjalë nga ata që nuk janë shqiptarë nuk ka. Ndërsa, nga këndvështrimi gramatik, morfologjik, sintaksor, fonologjik, fonetik, semantik, pragmatik e antropologjik këto janë fjalë të pastra në shqip: Urim dhe Thummim/Thumim/Thumbim. Çdo shqiptar
    Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed
    9

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019)
i lexon dhe kupton menjëherë këto dy fjalë dhe buzëqesh. Sepse, jeta ka kuptim të vështrohet si urim dhe thumbim, si kënaqësi dhe moskënaqësi, si pëlqim dhe mospëlqim.
Të flasësh shqip domethënë të flasësh gjuhën e shenjtë, Shqipen e Shenjtë (Holy Speech, ang.), Frymën e Shenjtë, Fjalën e Shenjtë, Shqipen Hyjnore, të Folmen e Parë, sepse e para ishte fjala pastaj filloi jeta.

  1. Mbartur në emërtimet e vendeve
    Disa shembuj për shprehjet shqip të ruajtura si emërtime vendesh jepen më poshtë. Të para nga këndvështrimi gramatik, morfologjik, sintaksor, fonologjik, fonetik, semantik, pragmatik e antropologjik këto emërtime janë shprehje fjalore të qarta në shqip (speech, ang.). Këto shembuj janë domethënës sepse vërtetohen pikërisht prej vetisë gjeografike natyrore të atij vendi. Kjo gjë shkon përtej origjinës apo rrënjëve gjuhësore të fjalëve (etymology, ang.) dhe emërtimeve të vendeve (toponymy, ang.). Shembujt më poshtë kanë të bëjnë pikërisht me mbartjen e shprehjeve fjalore të gjuhës shqipe në vendet e mbuluara nga len…gjuhët.
    Mar Mediterraneo (ita.) – Deti Mesdhe – Deti Mes dhe – Në libra jepen emërtime historike të ndryshme për të dhe se emri i tanishëm është ndeshur në një dokument të një shkollari spanjoll të shekullit VI. [24] Siç mund të shihet nga shumë lart mbi Tokë, Deti Mes-dhe domethënë fjalë për fjalë në shqip Deti në Mes të Dheut.
    Aigaío Pélagos (biz.) – Ege Denizi (turk.) – Mar Egeo (ita.) – Deti Egje – Ky është deti shumëishullor midis Greqisë dhe Turqisë. Në libra, origjinës dhe kuptimit të emrit të tij i mveshin një përrallë të pakuptimtë lashtësie. [25] Meqenëse ky det është pjesë e Detit Mesdhe të madh, vendasit ishullorë dhe kontinentalë, domethënë arbanasit, arbanitët (arvanitët, biz.), e quanin Deti Mesogjë. Ky emër është shprehje fjalore në Shqip që përshkruan vetinë e atij deti, domethënë cilëson Detin Meso- Gjë, detin që është në mes. Dhe vetvetiu emri i detit në shqipen vendase ngeli Deti Egje ndërkohë që më vonë mori forma ndryshe në të tjerat len…gjuhë.
    Malta – Maltha – Mal tha – Malta është ishull-shtet në Detin Mesdhe. Malta është pikërisht një ishull shkëmbor malor i thatë, ku nuk ka lumenj dhe liqene të përhershëm. [26] Maltha ose Mali i Thatë është një emërtim i zakonshëm në trojet shqiptare.
    Gibraltar (ang.) – Gjibrrylthari – Gji brryl thari – Gjibraltari është qytet-shtet britanik përtej deteve, në kufi me Spanjën; cepi në anën lindore të gjiut përkatës. E parë nga shumë lart mbi Tokë, forma e cepit i ngjan brrylit të përthyer, ku pjesa e brendshme është porti i Gjibrryltharit. Dhe pothuaj tërë cepi mbulohet nga Shkëmbi i Gjibrryltharit, i cili është një mal gëlqeror i thatë; më saktë, i tharë sepse është gëlqeror. [27] Pra, ai që njihet si Bay of Gibraltar (ang.) ose Bahía de Algeciras (spa.) është pikërisht Gji-Brryl-Thari.
    Lombardia (ita.) – Lumbardhia – Lum bardhi-a – Lombardia është provinca veri-perëndimore e Italisë me kryeqendër Milanon. [28] Lumbardh ose Lumë i Bardhë ose I Bardhi ose Bardhar janë emra të zakonshëm në trojet shqiptare. Lum-bardhi-a është emër qartësisht shqip për rajonin e madh ku kalon i quajturi në mënyrë natyrale Lumi i Bardhë. Në fakt, lumi i madh në Italinë e veriut që përvijon kufirin jugor të provincës Lombardia quhet Lumi Po, që në italisht nuk shpjegohet por në shqip lexohet qartas Po (Yes, ang.). Lumbardhi është lumë pranë maleve të larta apo Alpeve. Si i tillë ai është lumë që mbledh ujin e borës së bardhë, prandaj quhet Lum-bardhi.
    Trieste – Triështë – Tri është – Trieste është qytet në breg të Detit Adriatik në veriun e Italisë. Në thelb, qyteti i Triestes është i ndërtuar mbi tre kodra të mëdha. [29]
    Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed
    10

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019)
Etruria – E truri-a – Tru-ri-a – Etruria ishte në shekujt IX – VI p.e.s. një rajon mjaft i zhvilluar në qendrën dhe pjesën e sipërme perëndimore të gadishullit Apenin. Kultura romake mbiu prej kulturës etruske. Periudha etruske përfundoi me themelimin e Republikës Romake ne vitin 509 p.e.s. [30]
Ndërsa në të tjerat len…gjuhë ky emër nuk ka shpjegim, në shqip (speech, ang.) ky emër njërrokësh është lehtas i qartë: Tru (Brain, ang.). Po në shqip, banorët e atij rajoni quhen E-tru-skë dhe në përdorim si mbiemër gjuhësor fjala është E-tru-ske. Në mes të atij rajoni kalonte/kalon lumi Albenia (Albegna, Ita.).
Emri “Truri” (The Brain, ang) është sipas të folmes shqipe të Shqipërisë jugore. Sipas të folmës veriore ai është “Truni”. Me kalimin e shekujve dhe si përshtatje në përdorim Etruskët e të shkuarës u quajtën Tuskë/Toskë (Tuscī, lat.) dhe rajoni i tyre Toskanë (Toscana, ita., Tuscany, ang.). Ndërkohë në Shqip rajoni i Shqipërisë jugut quhet akoma Toskëri dhe banorët Toskë, kurse rajoni i Shqipërisë veriut quhet Gegëri dhe banorët Gegë. Ai “Tru” rilindi në Firence, Toskanë, në shekullin XIV, kulmoi në shekullin XV, i dha dritën Rilindjes kulturore italiane e cila më pas i dha dritë Rilindjes europiane në shekujt XV-XVI.
Via Egnatia (lat.) – Via/Vija Enjatia – Via/Vija E-njati-a – Rruga Enjatia qe një rrugë e famshme e ndërtuar nga romakët në shekullin II p.e.s. Ajo fillonte në Durrësin e Ilirisë, vazhdonte nëpër luginë e lumit Shkumbin kalonte Maqedoninë e Thrakën, dhe arrinte në Bizant (Stambolli i sotëm). [31] “GN” nw latinisht ose italisht shqiptohet “NJ” si në shqip. Kjo domethënë se Egnatia/Enjatia është një shprehje fjalore e pastër në shqip e cila ka kuptimin e një emri në gjuhësi. Ndërsa “E njati” dëften veprimin zgjatues ([He] reached out, ang.), shprehja fjalore “E njati-a” (The reaching out, ang.) është emër i shquar në gjuhësi. Kuptimi është i saktë sepse Via Egnatia/Enjatia ishte një zgajtim në anën lindore të Detit Adriatik të Rrugës Appia që lidhte Romën me Brindizin.
Pranë fjalës Egnatia/Enjatia edhe fjala në latinisht “Via” (The Road, ang.) është në shqip sepse rrënja e saj “Vi” është në shqip: Vi (Line, ang.) dhe Via/Vija (The Line, ang.). Mbi dheun e tokës Via (lat.) është një rrugë (Road, ang). Shumë lart nga sipër, Via (lat.) ose Road (ang.) është një Vi në shqip (Line, ang.). Via Egnatia/Enjatia është akoma dhe emri i saj shihet i gdhendur mbi gurë. Ky rast është një vërtetim se Shqipja (The Speech, ang.) ishte në përdorim dhe shkollarët shqipfolës ishin të pranishëm në ato kohëra.
Iónio Pélagos (biz.) – Mar Ionio (ita.) – Deti Ion – Deti Ion/Ionë/Jonë – Ky është deti që përkufizohet nga Shqipëria e jugut, Greqia perëndimore dhe Italia e jugut. Në Greqi, emrit Ion ose nuk ia dinë zanafillën ose i mveshin një përrallë me histori të pakuptimtë lashtësie. [32] Por në shqip ai është në fakt përemër pronor: jonë, i jonë. Pra emri i saktë i tij është Deti Ionë/Jonë (Our Sea, ang.)
Mer Tyrrhénienne (fr.) – Mar Tirreno (ita.) – Deti Tiren/Tyren – Deti Tire-n / Tyre-n – Ky është deti në pjesën perëndimore të poshtme të Italisë dhe kufizohet edhe nga Siçilia, Sardenia dhe Korsika. Në libra, origjinën e emrit të tij e nxjerrin nga një përrallë lashtësie për një princ Tyrrhenus që bashkë me ardhacakët e tij nga Lidia (Turqia e sotme) u vendosën tokën e Etruskëve. [33]
Në shqip, ky emërtim lexohet dhe kuptohet lehtas drejtpërsëdrejti Deti i Tire ose Deti Tiren sipas të folurës jugore shqiptare apo Deri i Tyre ose Deti Tyren sipas të folurës veriore shqiptare. Emërtimet në shqip Deti Ion/Ionë/Jonë (Our Sea, ang.) dhe Deti Tyren/Tiren (Their Sea, ang.) vërtetojnë dhe i japin kuptim plotësues njëri tjetrit, sepse njëri det është në anën lindore dhe tjetri në anën perëndimore të Italisë së poshtme. Për më shumë, gjuha rrënjë e popullit të Sardenjës quhet Arvareshu dhe është qartësisht Shqip. [34-36]
Étretat – Etretat – E tretat – Étretat është fshat bregdetar, pjesë e rajonit Seine-Maritime në Normandi, në veri-perëndim të Francës. Étretat, si pjesë e brigjeve të larta shkëmbore, mirë-njihet për tre harqe të mëdhenj shkëmbore të ngulur në oqean. [37] Për vendasit Étretat nuk ka ndonjë kuptim. Në Shqip, Étretat është pikërisht vendi i të tre harqeve, vendi i të tretave, E tretat.
Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed
11

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019)
Baltic Sea (ang.) – Deti Baltik – Deti Balt-ik – Ky është deti që përkufizohet nga Gjermania, Polonia, Lituania, Letonia, Estonia, Finlanda e Suedia. Brigjet këtij deti janë me baltë e llucë (Mud, ang.), moçalore e jo shkëmbore. [38, 39] Prandaj, mbiemri gjuhësor “Baltik” shpreh në shqip pikërisht vetinë natyrore të tokave të laguna për brigjet të këtij deti.
Danube River (ang.) – Lumi Danub – I Shtrimi – Ky lum buron në Gjermani dhe duke mbledhur sasi prurje shumë të mëdha ujrash rrjedh shtruar drejt juglindjes për 2850 km deri në Detin e Zi. Ai është i lundrueshëm për 2415 km dhe si i tillë ka qenë rrugë tregtare që në kohët e lashta.
Ai paraqitet me emrin Ister mbi një hartë të përcjellur si e vitit 450 p.e.s. me autor një persian të quajtur Herodoti i Halikarnasit (484 – 425 p.e.s.); vendndodhja: Azia e Vogël e sotme. Po me këtë emër paraqitet edhe mbi një hartë të përcjellur si e vitit 220 p.e.s. me autor një afrikan të quajtur Eratosteni i Sirenës (276 – 195 p.e.s.); vendndodhja: Libia e sotme. I njëjti emër u ruajt edhe në hartat e perandorisë romake. Për shembull, ky lumë përbënte kufirin e sipërm të Prefekturës së Ilirisë mbi një hartë të vitit 395 e.s. Emri i vonshëm Danub paraqitet i përshtatur në len…gjuhët e ndryshme. Ka shumë hamendësime që duke marrë parasysh përbërësit gjeografikë dhe historikë përpiqen t’i gjejnë rrënjën dhe kuptimin emrave të këtij lumi. [40]
Meqenëse tipari dallues i këtij lumi është rrjedhja e shtruar, në Shqip thuhet: “Ky lum rrjedh shtruar”. Dhe prandaj, ai është quajtur që nga fillimi “I Shtrimi”, lumi që rrjedh shtruar.

  1. Përfundim
    Shqipja (The Speech, ang.) ka mbirë e para në hapësirën Euro-Mesdhetare. Shqipja nëse do ishte e re do kishte ose do ia kishin caktuar një datë fillimi. Ajo është aq e vjetër saqë historia e shkruar euro- mesdhetare pa dashje edhe e dallon edhe e vërteton se gjuha shqipe është më e vjetra. Meqenëse edhe gjuha trashëgohet, Shqipja rilindi e plotë pas shekujve të Errësirës.
    Shqipja (The Speech, ang.) mund të zbërthejë shkrimet e shumta të lashta të skalitura mbi gurë e poçe. Të tilla si, ato të mëtuara së përfaqësojnë len…gjuhët “e lashta greke” apo të qytetërimit Shumer 4500-1900 p.e.s.
    U provua se emërtimet Nëfillimë (Nephilim, ang.), Pjellargë, Tokarë, Arbërës, Arbëreshë, Arbanas dhe Arvareshu janë shprehje fjalore në Shqip (Speech, ang.). Të gjithë këta emra i përkasin popullit të fillimit.
    Lehtësisht u provua se shprehjet fjalore në Shqip janë edhe pjesë e vet Shqipes edhe të mbartura në len…gjuhët. Për shembull, Dhjatat e Shenjta përmbajnë shprehje fjalore në Shqip. Për sa i përket Dhjatave të Shenjta, çështja nuk është se librat fetarë nuk mund të përdoren si burim shkencor, gjë që është e pranueshme. Sepse ajo që ka rëndësi është se çfar mbartin ato libra të shumë të vjetër. Dhe kjo domethënë se më shumë dituni mund të nxirret për kohët që ata libra iu përkasin.
    Shprehjet fjalore në Shqip që janë ruajtur kudo në emërtimet e vendeve madhështore të mirënjohura vërtetojnë vetveten sepse ata shprehin saktësisht tiparet e vendeve përkatëse.
    Mbi të gjithat e thëna më sipër, është pak të vihet në pikëpyetje nëse “Ilirët” e Gadishullit Ilirik ishin apo nuk ishin “I Lirë” apo “Të Lirë” (The Free ose Free, ang.). [41] Veçan nga kjo, shumë më të thella janë pyetjet se cilët i quajtën ato “I-Lirë”, cilët e mbartën dhe si deri në ditët e sotme këtë emër që është mbiemër cilësor, dhe çfar mbart ky emër. Shqipen e Shenjtë (The Holy Speech, ang.), Gjuhën Hyjnore (The Heavenly Tongue, ang.)
  2. Mirënjohje
    Është mirësi të kujtohen shkëmbimet e çmuara të mendimeve me të nderuarin Robert Elsie, drita e të cilit u shua më 2 Tetor 2017.
    Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed
    12

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019)

  1. Burime të përdorura
  2. Logical Truth. https://plato.stanford.edu/entries/logical-truth/ (20.02.2020)
  3. Gottfried Wilhelm Leibniz. http://plato.stanford.edu/entries/leibniz/ (20.02.2020)
  4. Fabius Planciades Fulgentius. https://en.wikipedia.org/wiki/Fabius_Planciades_Fulgentius (20.02.2020)
  5. Natalis Comes. https://en.wikipedia.org/wiki/Natalis_Comes (20.02.2020)
  6. Fahri Xharra, Roma fliste Shqip, Lena, Prishtinë, 2019
  7. East India Company. https://en.wikipedia.org/wiki/East_India_Company (20.02.2020)
  8. Michael Kimmelman, Elgin Marble Argument in a New Light, New York Times, 23 June 2009
  9. Roman Province. https://en.wikipedia.org/wiki/Roman_province (20.02.2020)
  10. Hellas (theme). https://en.wikipedia.org/wiki/Hellas_(theme) (20.02.2020)
  11. Luigi Luca Cavalli-Sforza, Genes, Peoples and Languages, North Point Press, New York, 2000
  12. Flower of Life Meaning, Origin, Application, Effect. http://flower-of-life.net/ (20.02.2020)
  13. www.gerdcarling.se/2018/07/11/the-tocharians,-the-mysterious-people-that-travelled-more-than-4000-km-
    and-ended-up-in-a-desert-40064107 (10.01.2020)
  14. Tocharians. https://en.wikipedia.org/wiki/Tocharians (20.02.2020)
  15. Jay M. Hoffman, Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people, Professional Press
    Publishing Association, 5th Ed., Valley Center, 1985
  16. Etienne Tiffou, Hunza Proverbs, University of Calgary Press, Calgary, 1993
  17. Saimir Lolja, Hundëza dhe Hunzakët jetëgjatë, g. Panorama, 30 Tetor 2003
  18. Hebrew Bible. https://en.wikipedia.org/wiki/Hebrew_Bible (20.02.2020)
  19. Old Testament. https://en.wikipedia.org/wiki/Old_Testament (20.02.2020)
  20. Book of Genesis. https://en.wikipedia.org/wiki/Book_of_Genesis (20.02.2020)
  21. English Standard Version Bible. https://biblehub.com/ (20.02.2020)
  22. Orthodox Jewish Bible. https://biblehub.com/ (20.02.2020)
  23. The Book of Mormon, LDS Church internet ed., Salt Lake City, 2013
  24. Urim and Thummim (Latter Day Saints).
    https://en.wikipedia.org/wiki/Urim_and_Thummim_(Latter_Day_Saints) (20.02.2020)
  25. Mediterranean Sea. https://en.wikipedia.org/wiki/Mediterranean_Sea (20.02.2020)
  26. Aegean Sea. https://en.wikipedia.org/wiki/Aegean_Sea (20.02.2020)
  27. Malta. https://en.wikipedia.org/wiki/Malta (20.02.2020)
  28. Gibraltar. https://en.wikipedia.org/wiki/Gibraltar (20.02.2020)
  29. Lombardy. https://en.wikipedia.org/wiki/Lombardy (20.02.2020)
  30. Trieste. https://en.wikipedia.org/wiki/Trieste (20.02.2020)
  31. Etruria. https://en.wikipedia.org/wiki/Etruria (20.02.2020)
  32. Via Egnatia. https://en.wikipedia.org/wiki/Via_Egnatia (20.02.2020)
  33. Georgios Babiniotis, Lexiko tis Neoellinikis Glossas (Dictionary of Modern Greek Language), Kentro
    Lexikologias, Athens, 2012
  34. Tyrrhenian Sea. https://en.wikipedia.org/wiki/Tyrrhenian_Sea (20.02.2020)
  35. Salvatore B. Mele, Arvareshu: Gjuha proto-sarde ilirike, 2013. www.voal-
    online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&article=36153 (20.02.2020)
  36. Salvatore B. Mele, Arvareshu: La Lingua Protosarda Ilirica Pelasgica e Etrusca, Sardigna: Logo Sardigna E-
    Book, 2015
  37. Salvatore B. Mele, Sardegna: Arvareshu, una lingua sorella dell’Albanese, 2019.
    www.youtube.com/watch?v=Z6I7al5R3Ag&feature=youtu.be (20.02.2020)
  38. Étretat. https://en.wikipedia.org/wiki/%C3%89tretat (20.02.2020)
  39. Baltic Sea. https://en.wikipedia.org/wiki/Baltic_Sea (20.02.2020)
  40. James S. Aber, Bogs and Mires of the Baltic Region with Examples from Estonia.
    http://academic.emporia.edu/aberjame/wetland/baltic/baltic.htm (20.02.2020)
  41. Danube. https://en.wikipedia.org/wiki/Danube (20.02.2020)
  42. John J. Wilkes, The Illyrians, Blackwell, Massachusetts, 1992
    Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed
Share: