Home KRYESORE Policët që shtynë protestuesin vihen nën akuzë, ja sa vite burg rrezikojnë

Policët që shtynë protestuesin vihen nën akuzë, ja sa vite burg rrezikojnë

Dy policë amerikanë janë akuzuar për sulm të shkallës së dytë, pasi u filmuan duke shtyrë një protestues të moshuar 75 vjeç, duke e plagosur rëndë atë.

Aaron Torgalski, 39 vjeç dhe Robert McCabe, 32 vjeç, deklaruan se janë të pafajshëm në Buffalo, New York. Ata u lanë të lirë me kusht, dhe rrezikojnë deri në shtatë vjet burg.

Të enjten, ata u panë duke shtyrë Martin Gugino, i cili ra mbrapsht në trotuar dhe nga përplasja u gjakos në kokë duke humbur ndjenjat.

Ai mbetet në një spital lokal në një gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.

Të dy oficerët po zbatonin një shtetrrethimi në qytet si rezultat i protestave që nga vdekja e George Floyd.

Aaron Torgalski dhe Robert McCabe, anëtarët e Ekipit të Reagimit të Emergjencave, u pezulluan pa pagesë pasi pamjet e incidentit jashtë Bashkisë u bënë virale.

Pesëdhjetë e shtatë kolegët e tyre – e gjithë njësia – më vonë dha dorëheqjen nga ekipi në përgjigje të pezullimit të oficerëve.

Të Shtunën, një turmë prej më shumë se 100 mbështetësish – përfshirë oficerët e policisë dhe zjarrfikësit – protestuan para gjykatës në Buffalo kundër akuzave të ngritura. /Opinion.al

Share: