Home KRYESORE Projekte të përbashkëta, Rotary Club Haifa dhe Rotary Club Tirana nënshkruajnë marrëveshjen

Projekte të përbashkëta, Rotary Club Haifa dhe Rotary Club Tirana nënshkruajnë marrëveshjen

Rotary Club në Haifa, Izrael dhe Rotary Club Tirana, Shqipëri, do të vijojnë zyrtarisht me projektet e tyre të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të eksperiencave në çështjet e Arsimit, menaxhimit të ujrave dhe ndërgjegjësimit të publikut, si dhe pjesëmarrje në projektet e përbashkëta humanitare.

Ndiq “Izraeli Sot” në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret

Pas kontaktesh dhe takimesh për të intensifikuar bashkëpunimin ndërmjet dy Rotary Club, atë në Haifa dhe në Tiranë, shprehim kënaqësinë tonë për kalimin në hapin tjetër, atë të konkretizimit të këtyre marrëdhënieve, duke u nënshkruar dje, datë 23.06.2020, “Certificate of Recognition”, dhe “Letter of Intent”.

Tashmë, Rotary Club i Haifa dhe ai i Tiranës, do vijojnë zyrtarisht me projektet e tyre të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të eksperiencave në çështjet e Arsimit, menaxhimit të ujrave dhe ndërgjegjësimit të publikut, si dhe pjesëmarrje në projektet e përbashkëta humanitare“, shkruan ambasada shqiptare në Izrael në postimin e saj në rrjetet sociale.

Marreveshja për Rotary Club Haifa u nenshkrua nga Menachem Getz, ndersa per Rotary Club Tirana nga Antonino Fischetti.

Share: