Home KRYESORE Qeveria Britanike autorizon përdorimin e ilaçit dexamethasone në terapi ndaj Covid-19

Qeveria Britanike autorizon përdorimin e ilaçit dexamethasone në terapi ndaj Covid-19

Dexamethasone është ilaçi, anti-inflamator që ka një kosto mjaft të ulët dhe ka treguar që zvogëlon rrezikun e vdekshmërisë nga Covid-19 me 20% në mesin e pacientëve që i nënshtrohen ventilimit të asistuar dhe me 35% pacientët e tjerë.

Që prej ditës së djeshme dexamethasone është vënë në përdorim në terapi kundër Covid-19 në Britaninë e Madhe. Qeveria i dha dritën jeshile këtij ilaçi pas rezultateve pozitive të testeve të zhvilluara, të shpallura më datë 16 qershor nga një grup institucionesh kërkimore, përfshirë Universitetin e Oksfordit.

Dexamethasone është një një anti-inflamator me kosto të ulët i përdorur për sëmundje të tjera, por tashmë ka treguar që mund të zvogëlojë rrezikun e vdekshmërisë nga Coronavirus.

“Mijëra jetë mund të shpëtohen,” tha qeveria e Boris Johnson në një deklaratë, duke kujtuar se financoi këtë kërkim. Më tej ai shtoi se dexamethasone është ilaçi që sipas tij është “i pari në botë që ka patur efekt pozitiv në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes” nga Covid-19.

Ky autorizim hyri në fuqi menjëherë në të gjithë Shërbimi kombëtarë të SHëndetësisë dhe tek të gjithë spitalet në Mbretërinë e Bashkuar.

Share: