Home KRYESORE Rama: Nuk do të lejojmë asnjë grumbullim, qoftë edhe politik

Rama: Nuk do të lejojmë asnjë grumbullim, qoftë edhe politik

Nisur nga rritja e rasteve të reja, kryeministri Rama, njoftoi se nuk do të lejohet më asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik.

Ai paralajmëroi penalizime deri tek heqja e lirisë.

“Pasi kam folur gjerë e gjatë me ekspertët dhe ministren e shëndetësisë:

1. Nuk do të lejojmë më në asnjë mënyrë asnjë lloj grumbullimi, qoftë dhe politik. Ju them të gjithëve vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e garantuar, liria e shprehjes nuk është diskutuar ndonjëherë por grumbullime më shumë se sa numri i personave të lejuar nga protokollet e sigurisë nuk do lejohen më. Policia e Shtetit duhet dhe do bëjë detyrën pa asnjë dallim. Kush merr pjesë në grumbullime apo në grupime më të mëdha se sa numrin e lejuar do të penalizohet drejtpërdrejt individualisht.

2. Bizneset që nuk do të respektojnë protokollet nuk do tolerohen më. Përveç gjobave rrezikojnë dhe heqjen e lirisë nëse kapen duke shkelur protokollet.

3. Qytetarët do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të thjeshta por shumë të bezdisshme të distancimit social në hapësira të përbashkëta. Kështu nuk vazhdohet më tutje”, deklaroi Rama, u shpreh kryeministri./Opinion.a

Share: