Home KRYESORE Rama reagon pas deklaratës së Kim për reformën: Procesi do vazhdojë

Rama reagon pas deklaratës së Kim për reformën: Procesi do vazhdojë

Nga foltorja e Parlamentit , Kryeministri Rama ka folur sot për Reformën Zgjedhore dhe adresimin që Ambasadorja Amerikane bëri një ditë më parë, lidhur me marrëveshjen.

Në daljen për mediat pas takimit të një dite më parë, Ambasadorja Kim duke vlerësuar hapat e mazhorancës, u shpreh se ka një marrëveshje të mirë, së cilës opozita duhet t’i thoshte po dhe se tashmë topi është në fushën e opozitës.

Mbi këtë deklaratë, duke mos lënë mënjanë gjuhën ironike, Rama tha se pavarësisht faktit që nuk dihet se si do të shkojë procesi,  ka një opozitë në parlament dhe drafti do të votohet aty.

“Ata që kanë topin, po ti referohemi bibliotekës së fëmijëve në Kamëz, topi nuk do gjuhet por do mbahet poshtë fanellës, pak humor kamzalish, siç jemi ne të dy, pra nuk e dimë si do shkojë procesi. Ajo që dimë është që ne nuk e kemi harruar që ka një opozitë këtu e duhet të votojmë këtu dhe procesi do vazhdojë duke e ndarë draftin e marrëveshjes me ju pa ju lënë ta merrni nga analistët, moralistët, gazetarët që na akuzojnë se jemi të gjithë njësoj, njëri që thoshte më ‘gjeni një thes t’i fus e t’i hedh në një lumë’ të rrëmbyeshëm”, tha Rama./Opinion.al

Share: