Home KRYESORE Rinisin protesta edhe në Greqi për vdekjen e George Floyed, rinia komuniste…

Rinisin protesta edhe në Greqi për vdekjen e George Floyed, rinia komuniste…

Rinia Komuniste e Greqisë ka zhvilluar një protestë para ambasadës amerikane në Athinë, kundër dhunës policore në Shtetet e Bashkuara, protesta që u iniciuan nga vrasja e afrikano-amerikanit, George Floyd nga një oficer i policisë.

Forca të shumta  policore që ruajnë ambasadën ndodhen  në vendin e ngjarjes. “Kapitalizëm do të thotë që ‘nuk mund të marr frymë’”, thërrisnin protestuesit.

Ndërkohë, në qendër të Athinës pasditen e sotme është zhvilluar një tubim kundër projekt-ligjit arsimor të Ministrit të Arsimit, Niki Kerameos.

Me parullën qendrore “tërhiqni tani projekt-ligjin antikulturor”, protestuesit u mblodhën së pari në Propylaea dhe më pas u nisën drejt Parlamentit, duke kërkuar, që përveç tërheqjes së projektligjit, të mos miratojnë vendimin për zhvillimin e mësimit online.

Mediat greke raportojnë se në tubim kanë marrë pjesë federatat pan-helene të ILO dhe OLME, si dhe disa mësues dhe sindikata të ndryshme.

floyed 12
floyed
arsim 9
Share: