Home KRYESORE Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, lëndë plasëse në lokalin pranë ish-Bllokut

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, lëndë plasëse në lokalin pranë ish-Bllokut

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë pranë ish-Bllokut.

Një lëndë plasëse ka shpërthyer në një lokal në rrugën “Dëshmoret e 4 shkurtit”, përballë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lokali është në pronësi të Arben Koçollarit i cili rezulton të mos ketë asnjë precedent penal. Ai është marrë në pyetje nga policia rreth motivit të mundshëm të ngjarjes.

Lokalit të cilit ju vendos lënda plasëse

Njoftimi i policisë

Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mëngjesit, në lokalin në pronësi të shtetasit Arben Koçollari, në rrugën “Dëshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /Opinion.al

Share: