Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Të shfuqizohen privilegjet e deputetëve të vendit më të varfër të Europës!

Të shfuqizohen privilegjet e deputetëve të vendit më të varfër të Europës!

Nga Mentor Kikia

Me një ligj të miratuar që në 1993 e të përmirësuar disa herë më pas, deputetët tani i njohin vetes shumë privilegje. Ndërsa ta është edhe një pension i posaçëm, suplementar, veç pensionit të zakonshem që marrin si të gjithë qytetarët e tjerë.

Kush ka qëndruar më shumë se dy vjet në pozicionin e deputetit, mund të dalë më herët në pension e të përfitojë gjysmën e pagës, ndërsa kur del në pension mund të marrë një pagesë hi në 75% të pagës së deputetit. Nja 6 herë më shumë se ai që ka punuar tërë jetën në minierë, apo tërë jetën mësues.

Deputeti mund të dërgohet për kurim jashtë vendit, kur mjekët e vlerësojnë të nevojshme, dhe pagesën e mundëson qeveria.

Lista e privilegjeve është shumë e gjatë, por po prek vetëm këto të dyja.

E imagjinoni sa rrypa ka në atë sallë, që nuk kanë thënë asnjëherë asnjë fjalë? Nuk kanë propozuar asnjë ide, asnjë projekt-ligj. Nuk kanë bërë asnjë kritikë për atë që nuk ka qenë e drejtë, por vetëm kanë ngritur kartonin për të miratuar çdo zhvatje e vjedhje që bëhet përmes ligjit.

Sa rrypa ka aty që nuk dinë të shkruajnë as një faqe letër fjalim, apo nuk dinë ta lexojnë kur ua shkruajnë të tjerët. Sa tregtarë e ndërtues ka aty, që kanë blerë karriget me para, e që e shfrytëzojnë atë karrige për të shtuar paratë e tyre.

Dhe ky popull i vjedhur e i vuajtur deri në palcë, duhet të paguajë për favoret e tyre.
Këto privilegje duhet të zhvlerësohen. E para, sepse ata nuk i kanë hak fare. Dhe e dyta, sepse kjo do të ishte dëshmia e parë që janë përfaqësuest e popullit më të varfër të Europës.

P.S: Të dashur miq, shpërndajeni këtë text, si një formë peticioni për politikën shqiptare dhe një thirrjeje popullore për shfuqizimin e këtyre privilegjeve.

Share: