Home KRYESORE Tjetër padi në SPAK për Teatrin, kallëzohet edhe kryeministri Edi Rama

Tjetër padi në SPAK për Teatrin, kallëzohet edhe kryeministri Edi Rama

Aleanca për Mbrojten e Teatrit ka dorëzuar një tjetër padi në SPAK lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Padia ka të bëjë me çështjen e transferimit të pronës së Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës.

Mes të tjerëve, në të kallëzohen kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu si edhe deri tek inxhinierët që kanë kryer akt-ekspertimet.

“Nuk e kuptojnë që ka ardhur koha për drejtësi. Shqiptarët duan që të bëhet drejtësi. Ata që bëjnë krime, të shkojnë prapa hekurave ose para drejtësisë. Është detyra e SPAK-ut që të ruajë institucionet e këtij vendi, përtej jetës që na u rrezikua neve atë ditë. Nuk po përmendim këtu vjedhjen e pronës”, deklaroi aktori Neritan Liçaj.

“Ne kemi në shprehje, të ardhtë pas qafe dhe ne do t’u rrimë pas qafe atyre që kanë kryer atë krim monstruoz, e them këtë pasi këta gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë”, u shpreh regjisori Edmond Budina. /Opinion.al

Share: