Home Gjeo-Ekonomia Transporti publik do të rrisë çmimin e biletës? Ja si përgjigjet Edi...

Transporti publik do të rrisë çmimin e biletës? Ja si përgjigjet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasditen e sotme, duke theksuar rinisjen e shërbimit të transportit publik, që nga 15 qershori.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama është shprehur se qeveria do ta mbështesë këtë sektor përmes njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, si dhe duke mos iu marrë taksa deri më 31 dhjetor 2020.

Po ashtu, ai u është përgjigjur dhe paralajmërimeve të kompanive të transportit publik për rritjen e çmimit të biletave për qytetarët.

Rama thotë në reagimin tij se ndalohet kategorikisht rritja e çmimeve të biletës.

Mesazhi i Ramës:

🟢 TË HËNËN 15 QERSHOR RINIS SHËRBIMI I TRANSPORTIT URBAN DHE NDËRURBAN, SIPAS PROTOKOLLIT TË MIRATUAR TË SIGURISË SHËNDETËSORE😊

QEVERIA DO TA MBËSHTESË KËTË SEKTOR PËRMES:

  • NJOHJES SI SHPENZIM TË ZBRITSHËM TË 100% TË KONSUMIT TË NAFTËS
    • ZERO TAKSA DHE PO ASHTU ZERO TARIFA VENDORE DERI NË 31 DHJETOR 2020🤝

🟡 BRENDA 2020 DO TË KRYHET REFORMA E PLOTË LIGJORE/FISKALE E SEKTORIT DHE NË 1 JANAR 2021 DO TË NISË ZBATIMI I SAJ ME BILETËN ELEKTRONIKE SI HAP I PARË

⛔️ NDALOHET KATEGORIKISHT RRITJA E ÇMIMIT TË BILETËS PËR QYTETARËT🤚/

Share: