Home Gjeo-Ekonomia Turqia është gati/ Greqia do mbetet vetëm përball furtunës turke, ja shkaku

Turqia është gati/ Greqia do mbetet vetëm përball furtunës turke, ja shkaku

Në rast të një konflikti të mundshëm midis Greqisë dhe Turqisë, Athina do të jetë e vetme, ka thënë ish-ministri i mbrojtjes Evangelos Apostolakis.

“Ne ndoshta do të jemi vetëm, megjithëse ka mbështetje nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Nëse duhet të jemi në konflikt, me siguri do të jemi vetëm. Ne duhet t’i bëjmë këto llogaritje”, tha ai.

Turqia ka njoftuar se brenda dy muajve do të fillojë aktivitetet e shpimit të gazit në Zonën Ekonomike Ekskluzive të Greqisë (EEZ), diçka e përshkruar nga Athina si një “linjë e kuqe”.

Apostolakis tha se deklarimi i EEZ me Egjiptin dhe Italinë është me një rëndësi thelbësore dhe i bëri thirrje qeverisë Greke të forcojë aleancat e saj në një nivel diplomatik.

“Por ka shumë vende (p.sh. Egjipti dhe Izraeli) që nuk duan të mbyllin plotësisht dritaren e bashkëpunimit të ardhshëm me Turqinë,” përfundoi ai.

Ndërkohë, Greqia Anonime, një grup i famshëm hakerash, sulmoi gjatë fundjavës faqet e internetit të ministrive të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes së Turqisë./Shekulli.com.al

Share: